TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2025, 10:34

E paditur nga Vilma Nushi, Albana Vokshi shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
E paditur nga Vilma Nushi, Albana Vokshi shkon në SPAK
Albana Vokshi shkon në SPAK

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është paraqitur mëngjesin e së martës në GJKKO.

Vokshi, e cila ka qenë dhe kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për dosjen e “Sterilizimit” është paditur për shpifje nga biznesmenia Vilma Nushi dhe shoqëria “3P Life Logistic”.

Vilma Nushi përmes kompanive të saj ka fituar koncesionin e Check Up që po hetohet nga SPAK.

Padia mësohet se është ngritur pas deklaratave që Vokshi ka bërë si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë lidhur me dosjen e skandalit të “Sterilizimit”.

Pas dështimit të komisionit, në një deklaratë për media, kryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, Albana Vokshi, është shprehur se do të dorëzojnë në SPAK kallëzim të ri “ku do jetë e analizuar në detaj skema financiare e zhdukjes të qindra milion eurove”.

Në fjalën e saj, Vokshi paralajmëroi se ka mjaftueshëm fakte dhe prova për Vilma Nushin.

albana vokshi shkon në spak

Lini një Përgjigje