TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2025, 07:10

Artan Hoxha: Teoria e 3-të që qarkullon pas arrestimit të Erion Veliajt

Shkruar nga Pamfleti
Artan Hoxha: Teoria e 3-të që qarkullon pas arrestimit të Erion
Artan Hoxha

Në komentin e tij për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, analisti Artan Hoxha u shpreh në emisionin “Opinion”  se do të ketë ndikim politik. Ai tha se ky arrestim ka sjellë formulimin e një teorie të tretë, bazuar në çfarë ka dëgjuar nga kolegët.

Sipas Hoxhës, me arrestimin e Veliajt SPAK hyn në zgjedhje kundër Partisë Socialiste dhe Ramës, në favor të Berishës.

'Kjo ka pasoja në politikën shqiptare. Vini re, arrestimi i Veliajt sot i ka dhënë jetë një teorie të tretë mbi pyetjen çfarë është SPAK-u dhe GJKKO? Teoria e tretë që e dëgjova nga disa kolegë tanët kryesisht me prirje majtas është që SPAK sot është futur në zgjedhje rëndë kundër Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në favor të Berishës për shkak se është ndikuar nga ndryshimet  e politikës në Amerikë ku iu dha sinjali i parë me këto fondet e USAID-it. Unë po referoj këtu me tri fjalë çfarë dëgjova në gjithë   emisionet e mbrëmjes nga kolegët tanë majtas.

Kjo për mua nuk ka ndodhur, por s’do të thotë që s’do të ndodhë së shpejti”, deklaroi Hoxha.

artan hoxha arrestimi i veliajt

Lini një Përgjigje