TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2025, 22:13

Deputetja e PS, Klotilda Bushka nën hetim nga SPAK, Lala zbulon detajet: Ndikoi te dëshmitarët

Shkruar nga Pamfleti

Deputetja e PS, Klotilda Bushka nën hetim nga SPAK, Lala zbulon detajet:

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja mbi hetimet që kanë çuar në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Lalës, deputetja socialiste Klotilda Bushka është vendosur nën hetim për rolin e saj të dyshuar në pengimin e drejtësisë.

Në emisionin 'Open", Lala tha se deputetja ka punuar në të njëjtën zyrë me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt, dhe dyshohet se ka ndikuar te dëshmitarët, si dhe nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga prokuroria.

Bushka aktualisht është person nën hetim nga prokuroria.

Lini një Përgjigje