TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2025, 10:40

Kush e çoi 17-vjeçaren drejt vetëvrasjes? Prokuroria e Gjirokastrës nis hetimet: Dyshime për bullizim nga nxënësit dhe mësuesit

Shkruar nga Pamfleti

Kush e çoi 17-vjeçaren drejt vetëvrasjes? Prokuroria e

Prokuroria e Gjirokastrës po heton mbi shkaqet e vetëvrasjes së Irsa Muçollarit, nxënëse e gjimnazit "Siri Shapllo" në qytetin e Gjirokastrës.

Hetimet nisën kryesisht, me indicie, pasi në rrjetet sociale u publikuan disa mesazhe të shkëmbyera nga shokët e saj të klasës, ku thuhej se 17-vjeçarja bullizohej nga nxënësit dhe mësuesit.

Prokuroria fillimisht ka marrë në pyetje prindërit e vajzës së ndjerë. Burime nga policia gjyqësore thanë se prindërit kanë deklaruar se vajza ishte në gjendje të rënduar emocionale dhe e mbyllur në vetvete.

Për shkak të natyrës së saj, ata nuk u përqendruan për të marrë masa parandaluese. Po kështu, prokuroria pritet të marrë në pyetje shokët e klasës së 17-vjeçares dhe mësuesit për të zbardhur shkakun që e çoi drejt aktit ekstrem.

Dy nxënës jashtë kamerës thanë për “Report Tv” se një mësuese e lëndës së anglishtes e kishte vënë në presion 17-vjeçaren me veprime bullizuese.

Këto janë të dhëna paraprake, pasi hetimet janë në fillim dhe ende nuk ka një pistë konkrete për shkakun e vetëvrasjes.

Adoleshentja i dha fund jetës një ditë më parë, duke u varur në banesën e saj në lagjen "18 Shtatori" të qytetit të Gjirokastrës. 17-vjeçarja u vetëvra rreth orës 17:00 të 10 shkurtit. Ajo është çuar në spitalin e Gjirokastrës nga babai i saj, pa shenja jete. Nga veprimet  paraprake, dyshohet se e mitura është vetëvarur në banesë.

Lini një Përgjigje