TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2025, 10:47

Veliaj e kaloi natën në qeli, Sekretari i Përgjithshëm e takon në Bllokun e Sigurisë; libri që i dërgoi për të lexuar

Shkruar nga Pamfleti
Veliaj e kaloi natën në qeli, Sekretari i Përgjithshëm e
Alban Dokushi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka kaluar natën në qeli pasi u arrestua mesditën e djeshme (10 Shkurt) me urdhër të SPAK në zyrën e tij.

Kryebashkiaku është vizituar mëngjesin e sotëm nga Sekretari i Përgjithshëm, Alban Dokushi, e cili e ka shoqëruar më parë Veliaj në SPAK, kur është thirrur për t’u marrë në pyetje.

Zyrtari i Bashkisë shihet duke mbajtur në duar disa dokumente dhe librin “The Black Swan”, të cilin mesa duket ia ka dërguar Veliajt për ta lexuar në paraburgim.

Veliaj e kaloi natën në qeli, Sekretari i Përgjithshëm e

Gjithashtu në bllokun e sigurisë “Mine Peza” është paraqitur edhe avokati i tij, Henrik Ligori. Erion Veliaj do të paraqitet nesër (12 Shkurt) në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.

erion veliaj vizitë në qeli

Lini një Përgjigje