
Kryeprokurori Olsian Çela ka folur lidhur me krimet zgjedhore dhe masat që do të merren për zgjedhjet e 11 majit.
Ai tha se synon që të rrisë eficencën duke bashkëpunuar me institucionet.
“Ka shumë për të bërë, mund të bëhet edhe më mirë. Prokuroria është përpjekur të bëjë maksimumin sa i takon krimeve zgjedhore.
Ka raste të suksesit, por ka edhe gjëra që nuk kanë shkuar mirë.
Ne këtë vit kemi vendosur të ndërmarrim një sërë veprimesh që synojnë në rritje të eficenës që kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes institucioneve.
Javën e kaluar pata një takim me drejtorin e policisë dhe diskutuam si do organizohemi gjatë procesit zgjedhor që të sigurojmë një përgjigje efikase ndaj fenomenit të krimit zgjedhor.
Ashtu si sot në diskutimin që kisha me kreun e KQZ kemi për objektiv të rrisim maksimizojmë eficën e ndërveprimit të KQZ dhe prokurorisë. Ajo që ne synojnë është transmetimi i shpejtë i informacionit, vlerësimi në kohë reale ndaj çdo sinjalizimi për çdo shkelje që bëjnë vepër penale.
Prokuroria funksiononi brenda kuadrit ligjor në fuqi. Çdo masë që do merret do jetë brenda asaj që mundëson kuadri ligjor. Masat synojnë të jenë gjithë përfshirëse”, tha Çela.
Lini një Përgjigje