Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë ore të dites, ku ndër të tjera vecojme:
Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën e re për punësimet në administratë dhe kërkoi më shumë angazhim nga deputetët në terren, ndërsa vijon përplasja politike për integrimin dhe funksionimin e Kuvendit. Sali Berisha paralajmëroi protestë më 17 prill, duke kërkuar ulje të taksave të karburantit.
Në Kuvend, tensionet mes mazhorancës dhe opozitës u thelluan, ku Gazment Bardhi akuzoi qeverinë për bllokim të institucioneve, ndërsa Taulant Balla i cilësoi këto si retorikë politike. Ndërkohë, Ina Zhupa paralajmëroi dërgimin në Kushtetuese të projektligjit për portet.
Në drejtësi, GJKKO la në fuqi masat ndaj Belinda Balluku dhe refuzoi lirimin e Ilir Beqaj. Ndërsa Fatmir Mediu reagoi për çështjen e "Gërdecit".
Nga ana tjetër, drejtori i Policisë se Pergjithshme, Skënder Hita mblodhi sot strukturat e Tiranes, ku kërkoi forcim të luftës ndaj krimit. Në ekonomi, fermerët protestuan për subvencionet dhe kostot e larta.
Në rajon, Albin Kurti përballet me kushte nga PDK për zgjedhjen e presidentit. Në Hungari, Viktor Orban hyn në zgjedhje vendimtare.
Në botë, tensionet rriten pas përshkallëzimit të konfliktit SHBA-Iran, ku Donald Trump paralajmëron zhvillime dramatike.
Lini një Përgjigje