TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2026, 15:42

Kërkoi heqjen e sekuestros së pasurive, pas Gjykatës së Lartë edhe GJKKO rrëzon dhëndrin e Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi heqjen e sekuestros së pasurive, pas Gjykatës së
Malltezi

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, edhe GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Malltezit për heqjen e sekuestros së pasurive.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për heqjen e masës së sekuestros mbi pasuritë e tij.

Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, kishte depozituar më 2 prill një kërkesë në këtë gjykatë për rikthimin e 25 pasurive të sekuestruara nga SPAK dhe GJKKO, duke argumentuar se ndodhet pa të ardhura të mjaftueshme për jetesë.

Në seancë, përfaqësuesi ligjor i tij deklaroi se llogaritë bankare të Malltezit janë bosh. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme kundërshtoi këtë pretendim, duke theksuar se vetëm një pjesë e pasurive janë nën sekuestro, ndërsa të tjera mbeten jashtë kësaj mase.

Sipas të dhënave të bëra publike gjatë hetimeve, Malltezi rezulton të ketë në pronësi katër apartamente në qytete të ndryshme evropiane, përkatësisht në Mynih, Bruksel, Roterdam dhe Budapest, me një vlerë që kap shuma prej disa milionë eurosh. Këto pasuri nuk janë deklaruar më herët dhe janë identifikuar gjatë hetimeve të SPAK.

Megjithatë, këto prona nuk janë përfshirë në listën e pasurive të sekuestruara, pasi organi i akuzës është fokusuar në pasuri që arrijnë vlerën rreth 5.4 milionë euro, shumë kjo që dyshohet të jetë përfituar nga privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”.

Më herët, edhe Gjykata e Lartë rrëzoi një tjetër kërkesë të Malltezit për heqjen e sekuestros mbi pasuritë që zotëron në bashkëpronësi me Argita Berishën.

Po ashtu, Gjykata e Lartë nuk pranoi as kërkesën e çiftit Malltezi-Berisha për kthimin e të ardhurave nga qiratë, të administruara deri më tani nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara.

Pasuritë e sekuestruara:

– Shuma monetare të sekuestruara në disa llogari bankare në euro, lekë dhe dollarë amerikanë, në emër të Jamarbër Malltezit.

– Apartament me sipërfaqe rreth 128 m², i ndodhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, Tiranë.

– Bodrum me sipërfaqe rreth 18 m², në rrugën “Mustafa Matohiti”, Tiranë.

– Bodrum me sipërfaqe rreth 28 m², në rrugën “Mustafa Matohiti”, Tiranë.

– Apartament me sipërfaqe rreth 195 m², i ndodhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, Tiranë.

– Apartament me sipërfaqe rreth 102 m², në zonën e rrugës “Mustafa Matohiti”, Tiranë.

– Apartament me sipërfaqe rreth 208 m², i ndodhur në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë.

– Pasuri e paluajtshme e regjistruar në zonën kadastrale 8270, Tiranë.

– Pasuri e paluajtshme në bashkëpronësi të Jamarbër dhe Argita Malltezit.

– Apartament me sipërfaqe rreth 346 m², me sipërfaqe të përbashkëta ndërtimi.

– Apartament me sipërfaqe rreth 356 m², me sipërfaqe të përbashkëta ndërtimi.

– Njësi shërbimi me sipërfaqe rreth 459 m², me sipërfaqe të përbashkëta.

– Njësi shërbimi me sipërfaqe rreth 379 m², me sipërfaqe të përbashkëta.

– Apartament me sipërfaqe rreth 375 m², me sipërfaqe të përbashkëta.

– Truall dhe vilë (apartament dupleks) me sipërfaqe ndërtimi në dy kate, përfshirë verandë.

– Njësi e ndodhur në katin përdhe të një godine shumëkatëshe, në rrugën “Frosina Plaku”, Tiranë.

– Kuota të kapitalit themeltar në një shoqëri tregtare në fushën e ndërtimit dhe projektimit.

– Kuota të plota të kapitalit themeltar në një shoqëri tregtare në fushën imobiliare.

– Kuota shumicë të kapitalit themeltar në një shoqëri tregtare në fushën e fitness-it dhe aktiviteteve sportive.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Paska qene lejlek bre, sa te gjate e paska qafen.

    Lini një Përgjigje