TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2026, 12:43

Mediu: Urdhri im nuk ishte për demontim, shpërthimi në Gërdec lidhet me moszbatimin e kontratës

Shkruar nga Pamfleti

Mediu: Urdhri im nuk ishte për demontim, shpërthimi në

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit, duke sqaruar se urdhri i dhënë prej tij nuk kishte të bënte me demontimin e armatimeve.

Sipas tij, në cilësinë e ministrit, ai ka dhënë vetëm një urdhër për kalimin e municioneve nga Forcat e Armatosura drejt kompanisë përkatëse, ndërsa procedurat e mëtejshme ishin të përcaktuara në kontratë.

Mediu theksoi se, nëse kompania do të kishte respektuar në mënyrë të plotë kushtet e kontratës, nuk do të kishte ndodhur shpërthimi tragjik në Gërdec.

“Urdhrat e ministrit kishin karakter individual administrativ dhe një urdhër ministri nuk është bërë ligj apo VKM.

Nuk ka asnjë boshllëk ligjor për trajtimin e municioneve në Forcat e Armatosura, këtë e konstatuan edhe ekspertët e prokurorisë. Akti i ministrit nuk është urdhër demontimi, kam dhënë urdhër për kalim municionesh nga Ushtria në MEKO.

Kontrata më pas parashikon detajet. Nëse do të ishin zbatuar ato që përfshiheshin në kontratë nuk do të kishte pasur një shpërthim dhe një situatë si ajo që ndodhi”, tha Mediu.

 

Lini një Përgjigje