Apeli i Posaçëm në GJKKO refuzoi kërkesën e deputetes Belinda Balluku për heqjen e masës “pezullim nga detyra”, pavarësisht pretendimit të mbrojtjes se masa ka humbur efektin për shkak se ajo nuk ushtron më funksione qeveritare.
E njëjta kërkesë ishte rrëzuar më herët edhe nga Gjykata e Posaçme, me vendim të gjyqtarit Erion Çela.
Masa e pezullimit ishte vendosur më 19 nëntor, në periudhën kur Balluku mbante postin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Balluku përballet me akuzën për shkelje të barazisë në tendera dhe është marrë e pandehur në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Hetimet përfshijnë gjithashtu shtatë lote të Unazës së Madhe, si dhe dyshime për tre procedura të tjera tenderuese.
Lini një Përgjigje