Ju ftojme te ndiqni nje bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zeze, ku nder te tjera vecojme:
Apeli i GJKKO lë në fuqi masat ndaj Ballukut – Gjykata rrëzoi kërkesën për heqjen e “pezullimit nga detyra”, pavarësisht argumentit të mbrojtjes se masa ishte e pavlefshme.
GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për liri – Ish-ministri i Shëndetësisë ofroi garanci prej 20 mijë eurosh pas 21 muajsh në paraburgim, por gjykata e refuzoi. Beqaj akuzohet për abuzime me fondet e BE-së në SASPAC.
Fatmir Mediu për Gërdecin – Ish-ministri sqaron se urdhri i tij nuk lidhej me demontimin e armatimeve dhe se shpërthimi ndodhi për moszbatim të kontratës nga kompania përkatëse.
Dallëndyshe Bici 2 orë në SPAK – Ish-drejtoresha e IKMT u pyet për dosjen e AKSHI-t si person me dijeni, pa akuza të drejtpërdrejta ndaj saj.
Deputetët e PD dëshmojnë për Zyra Islamajn – Bardhi, Hoti dhe të tjerë u paraqitën në GJKKO lidhur me urën e ndërtuar si “dhuratë” për motrën e zv/Kryetares së Bashkisë Tropojë; kallëzimi i grupit parlamentar mbeti i njëjtë.
Shqipëria, nyja e trafikut të armëve – Autoritetet raportojnë rritje të kapjeve të armëve nga Kosova dhe Mali i Zi; armët moderne përdoren nga grupet kriminale, ndërsa tregu i vjetër i ‘97-ës mbetet aktiv.
Aksident me vdekje në aksin Fier-Vlorë – Një 23-vjeçar humbi jetën pas përplasjes me barrierat mbrojtëse; një person tjetër u plagos.
Pitbulli e sulmon, 4-vjeçarja me dëmtime të rënda
Ngjarje rende në Vlorë... e kafshon ptibulli, e mitura i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale...
Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Greqi – Person i arratisur që nga 2019, i dënuar më parë, u kap pas përfshirjes në grabitje dhe veprime kriminale të tjera.
Aksident tragjik në Itali – Një grua shqiptare 62-vjeçare humbi jetën, ndërsa tre persona, përfshi një fëmijë, u plagosën kur makina e tyre u përplas me një automjet të rëndë në autostradën A14.
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – Tre agresorë u vranë dhe dy policë u plagosën; autoritetet ndërmorën një operacion të gjerë sigurie në zonë.
Lini një Përgjigje