TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2026, 16:41

Kërkoi vendin e Joni Ketës në krye të BKH-së, gjykata rrëzon Gentian Ndojin!

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi vendin e Joni Ketës në krye të BKH-së, gjykata
Kreu i BKH, Jon Keta

Gjykata Administrative ka shpallur të ligjshëm emërimin e Joni Ketës në krye të BKH-së, duke lënë në fuqi rezultatin e konkursit. Padia e kandidatit Gentian Ndoj, i cili pretendonte se kishte më shumë pikë, nuk u pranua.

Gjykata Administrative ka rrëzuar paditën e Gentian Ndojit dhe ka vlerësuar si të ligjshme procedurën që çoi në emërimin e Joni Ketës në drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ndoi, i cili mori pjesë në garë për këtë pos, kundërshtoi më 26 Mars në gjykatë mënyrën e zhvillimit të fazës së përzgjedhjes dhe vendimin për shpalljen e fituesit.

Në pretendimet e tij, Ndoji argumentoi se kishte grumbulluar më shumë pikë gjatë procesit dhe se duhej të ishte ai drejtori i institucionit.

Pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, gjykata nuk konstatoi shkelje në procedurë dhe vendosi të lërë në fuqi rezultatin e konkursit.

Kërkoi vendin e Joni Ketës në krye të BKH-së, gjykata
Vendimi i Gjykatës Administrative

Gentian Ndoji kishte vënë në diskutim edhe raportin e Komisionit të Përzgjedhjes, duke kërkuar anulimin e tij dhe të gjithë procedurës që çoi në emërimin e Ketës, me argumentin se aktet janë të paarsyetuara dhe në kundërshtim me ligjin.

Ndoi kishte paraqitur edhe një kërkesë konkrete: që gjykata ta njohë atë si drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të detyrojë institucionet përkatëse t’i paguajnë pagën që nga momenti i emërimit të drejtuesit aktual.

Megjithatë, kuadri ligjor nuk e detyron automatikisht emërimin e kandidatit me më shumë pikë, pasi përzgjedhja përfundimtare mbetet në diskrecionin e KLP-së, ndërsa propozimi bëhet nga SPAK.

Më herët, Ndoi kishte tentuar të ndjekë të njëjtën rrugë administrative pranë vetë KLP-së, por kërkesa e tij nuk u mor në shqyrtim, me argumentin se procedura e përzgjedhjes nuk parashikon një mekanizëm të tillë ankimi.

Në seancën e sotme u dëgjuan konkluzionet përfundimtare dhe më pas u mor vendimi, duke vulosur kështu çështjen që kaloi nga një garë institucionale në një përballje gjyqësore.

kreu i bkh jon keta gentian ndoi

Lini një Përgjigje