TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2026, 17:40

Fokus siguria kombëtare, SHBA trajnon Policinë Kufitare shqiptare!

Shkruar nga Pamfleti
Fokus siguria kombëtare, SHBA trajnon Policinë Kufitare shqiptare!
Foto ilustruese

Trajnimi synoi të rrisë saktësinë në verifikime dhe të forcojë reagimin ndaj rasteve të dyshuara.

Policia Kufitare shqiptare ka përfunduar një trajnim të avancuar të zhvilluar në bashkëpunim me Njësinë Hetimore Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Programi u përqendrua në përmirësimin e aftësive praktike për identifikimin e dokumenteve të falsifikuara dhe në analizën e rreziqeve gjatë kontrollit kufitar. Trajnimi synoi të rrisë saktësinë në verifikime dhe të forcojë reagimin ndaj rasteve të dyshuara.

Autoritetet amerikane theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për përballimin e kërcënimeve që kalojnë kufijtë. Sipas tyre, zhvillimi i kapaciteteve profesionale mbetet element kyç për garantimin e sigurisë dhe kontrollit efektiv të territorit.

Ky aktivitet përfshihet në një program më të gjerë mbështetjeje për Policinë Kufitare, që synon rritjen e koordinimit dhe përmirësimin e mekanizmave kundër veprimtarive të paligjshme ndërkufitare.

“Duke rritur ekspertizën dhe bashkëpunimin tonë, ne vazhdojmë të përforcojmë përpjekjet tona të përbashkëta kundër kërcënimeve ndërkufitare dhe mbetemi të përkushtuar për mbrojtjen e kufijve tanë dhe sigurinë kombëtare,” shkruhet në

ambasada e shba

Lini një Përgjigje