Lexues të “Pamfleti” Në vijim ju sjellim një përmbledhje të zhvillimeve kryesore nga kronika e zezë, me fokus te ngjarjet më të bujshme, hetimet më të fundit dhe operacionet e policisë:
Në konferencën e përbashkët për shtyp që u mbajt mëngjesin e 26 majit 2026 në Itali, prokurorët italianë artikuluan vazhdimisht fjalën ‘mafia’ e ‘kodin e heshtjes’, duke ia atribuuar grupit shqiptar që ishte stacionuar prej vitesh në zonën e Puglia-s.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur pretencën për një tjetër fraksion të dosjes “Revanshi”, duke kërkuar në total 56 vite burg për pesë të pandehur.
Zbulimi i një pasurie me vlerë mbi 200 milionë euro, e lidhur me rrjetin financiar të Matteo Messina Denaro-s, ka rikthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm perandorinë ekonomike të bosit të Cosa Nostra-s, por edhe pistat e vjetra hetimore që e lidhnin atë me Ballkanin dhe Shqipërinë.
Mbëmjen e djeshme në zonën e Ali Demit në Tiranë u dëgjuan disa të shtëna në ajër me armë zjarri.
Autori i këtyre të shtënave është arrestuar shtetasi Amarild Xhamaqi, i cili në vijim pritet të pyetet hollësisht nga hetuesit.
Lini një Përgjigje