TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Qershor 2026, 12:07

Ndërhyrja e Athinës për Zvërnecin, Mustafa Nano: Nuk të lënë rehat as mizat

Shkruar nga Pamfleti
Ndërhyrja e Athinës për Zvërnecin, Mustafa Nano: Nuk
Mustafa Nano

Gazetari Mustafa Nano ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Zvërnec, pas reagimit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë për çështjen e të drejtave dhe pronave të anëtarëve të minoritetit grek në zonë.

Përmes një reagimi, Nano ironizon situatën duke komentuar ndërhyrjen e Athinës në këtë çështje.

“Lidhur me ngjarjen në Zvërnec, paska reaguar edhe Ministria e Jashtme e Greqisë në mbrojtje të ‘të drejtave dhe pronave të anëtarëve të Minoritetit grek’ atje!!! Lëre gomarin që na ngordhi, por nuk të lënë rehat as mizat”, shkruan ai.

Pretendimet për pronësinë e tokës janë legjitime, por duhet të zgjidhen përmes rrugëve ligjore dhe jo duke penguar zhvillimin e projektit. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama lidhur me protestat për projektin e investimit në Zvërnec.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama sqaroi se toka është e regjistruar prej vitesh në hipotekë dhe se negociatat mes investitorëve dhe pronarëve janë një çështje private, ku qeveria nuk ka ndërhyrë.

Pas reagimeve të ardhura nga Greqia pas incidenteve të raportuara gjatë protestave në Zvërnec, Rama tha se ishte hera e parë që dëgjonte pretendime për ekzistencën e një popullsie homogjene greke në atë territor.

“Për herë të parë dje dëgjova që aty paska një popullsi homogjene greke, këtë nuk e kisha dëgjuar. U mahnita nga deklarata e Ministrisë së jashtme të Greqisë se ishte akt dhune, po jo akt dhune shtetërore siç ndodh me shqiptarët në burgjet e Greqisë. Ishte nga një grup rojesh private. Dhe të ngrihet shteti në këmbë dhe të nënvizojë etninë e protestuesit është diçka që nuk i shërben marrëdhënieve tona”, tha Rama.

Rama ritheksoi se e drejta për të protestuar është e garantuar dhe se qeveria e ka mbrojtur atë që nga dita e parë, edhe në raste kur protestat kanë sjellë dëmtime të forcave të policisë.

“Pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata. E drejta për të protestuar nuk mund të vihet në diskutim në asnjë mënyrë në këtë vend e kemi mbrojtur nga dita e parë edhe me koston që të kemi në disa raste dëmtime serioze të forcave të policisë. Sulmet politike mbi projektin nga forca të brendshme, apo nga forca të jashtme nuk e duan këtë projekt, kjo është konkurrencë kemi hyrë në territor të ndryshëm nga ai që kemi qenë. Ky projekt e ngre Shqipërinë në një nivel tjetër”, u shpreh Rama.

ndërhyrja e athinës mustafa nano

Lini një Përgjigje