TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Qershor 2026, 10:12

Zvërneci, SPAK merr në dorë dosjen; avokati i Artur Shehut, Pëllumb Petriti, në ‘lupën’ e BKH

Shkruar nga Pamfleti
Zvërneci, SPAK merr në dorë dosjen; avokati i Artur Shehut,
SPAK

Përplasjet për Zvërnecin kanë vënë në lëvizjen Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, ndërsa raportohet për nisjen e hetimeve qoftë në Vlorë ashtu edhe në Tiranë, lidhur me pretendimet për çështjen e tjetërsimit të pronave në atë zonë.

Nga mëngjesi i sotëm, agjentët e BKH-së po ushtrojnë kontrolle dhe po sekuestrojnë dokumente, të cilat mund t’i shërbejnë hetimit mbi një skemë të dyshuar të përvetësimit dhe falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë në këtë zonë bregdetare.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për News24 se mes personave ku po ushtrohet kontroll është edhe Pëllumb Petriti, ish-avokat, i cili dyshohet se ka luajtur rol në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë në favor të Artur Shehut. Gjithashtu kontroll po mbahen edhe te Redi Struga, inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k.

Kompania e Strugës i ka blerë pronat nga zotërues të tjerë. Struga shërben përmes kompanisë “Albanian Land Development” si ura lidhëse me vëllezërit miliarderë Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat nga Katari, të cilët investojnë krah Kushnerit.

Kompania InfraKonsult sh.p.k., e administruar nga Redi Struga, është një shoqëri projektuese dhe konsulence inxhinierike që ka qenë e angazhuar në disa projekte infrastrukturore në Shqipëri.

Një nga projektet më të rëndësishme të saj ishte ai për studimin, projektimin dhe zgjerimin e segmentit rrugor Elbasan–Prrenjas–Qafë Thanë, një kontratë e fituar në fund të vitit 2020 me një fond limit prej 530 milionë lekësh dhe me afat realizimi 9 muaj.

Tensionet më të larta në Zvërnec u regjistruan dy ditë më parë, ku një qytetar që protestonte janë zonës së përcaktuar si kantier, u tërhoq zvarrë nga persona civilë, që prezantoheshin si punonjës sigurie të një kompanie private, të cilës iu hoqën licencat me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.  

Njëri prej punonjësve të “Major Security”, Gerald Biba u arrestua pasi qëlloi me grusht qytetarin, i cili ra pa ndjenja, ndërsa janë vënë nën hetim dy të tjerë, Artur Grami dhe Gazmend Vathi, pasi e tërhoqën zvarrë duke i shkaktuar dhe lëndime trupore. Madje, këta dy të fundit rezultojnë të pa pajisur me licencë për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Ndërkohë, “Myrto Security” kishte për detyrë të siguronte perimetrin e subjektit, teksa kanë lejuar persona të paautorizuar (dy punonjësit e 'Major Security' të palicensuar për ushtrimin e këtij aktiviteti) si dhe nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e dhunës që rojet e “Major Security” kanë ushtruar kundrejt qytetarëve.

Heqja e licencave ndaj dy kompanive private vjen 1 ditë pas reagimit të Ministrisë së Brendshme, që dënoi dhe indiferencën e Policisë së Vlorës, të pranishëm gjatë protestës dhe dhunës që ushtrua nga punonjësit privatë të maskuar, por që nuk bënë asnjë lëvizje për ta parandaluar.

spak pellumb petriti artur shehu

1 Komente

  1. T
    Tony

    Shqiptaret qe diten e pare sa filloi qelbo-kapitalizmi ia kuptuan hilete. I la kunati kunatit shtepine e iku ne Itali, a Greqi. Kunatit qe iu la ne perdorim e shiti e iku edhe ai diku. Ai qe e bleu si e kuptoi hilene e shiti edhe ai nje tjetri e kashtu shtepia kaloi dhjete duar e i zoti kur erdhi mori Noc Rrokun. Zyrtaret, avokatet e gjyqtare e prokurore bene qef e u bushen me para. Mirepo tani u ka ngecur sharra ne gozhde se nuk eshte shaka me sheiket arabe e dhedurret cifute te "nobelistit" te paqes. Hengshi kokat me njeri tjetrin ju qe e shkaterruar ate popull e ate vend. Ptu!

    Lini një Përgjigje