TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Qershor 2026, 07:00

Temperatura deri në 34 gradë, si parashikohet moti për ditën e hënë

Shkruar nga Pamfleti
Temperatura deri në 34 gradë, si parashikohet moti për ditën
Ilustrim

Ditë kryesisht e kthjellët, me vranësira kalimtare në orët e para

Shqipëria do të ndikohet të hënën, më 1 qershor, nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin e vendit.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare dhe kalimtare, kryesisht gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa më pas pritet dominimi i kthjellimeve.

Temperaturat do të mbeten të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 34 gradë Celsius në disa qarqe të vendit. Elbasani, Berati dhe Gjirokastra parashikohen të regjistrojnë temperaturat më të larta, deri në 34 gradë Celsius, ndërsa në Tiranë termometri pritet të shënojë deri në 33 gradë Celsius.

Në zonat veriore, temperaturat maksimale do të luhaten nga 28 deri në 32 gradë Celsius, me mot të kthjellët gjatë pjesës më të madhe të ditës. Ndërkohë, në qytetet bregdetare si Durrësi, Vlora dhe Saranda pritet mot i favorshëm, me temperatura që do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.

Temperatura deri në 34 gradë, si parashikohet moti për ditën

Temperatura deri në 34 gradë, si parashikohet moti për ditën

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me një shpejtësi mesatare prej 7 metra në sekondë. Sa i përket kushteve detare, valëzimi në detin Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitete përgjatë vijës bregdetare.

Meteorologët rekomandojnë kujdes gjatë orëve të mesditës për shkak të temperaturave të larta, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore.

 

moti parashikim temperatura

Lini një Përgjigje