Kompania që do të investojë në Zvërnec reagon pas protestave: 4 mld euro investim dhe 10 mijë vende pune
Kompania e cila do të investojë në Zvërnec, ka reaguar mbi protestat dhe debatet e ditëve të fundit.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, “Zvërnec South Adriatic Development” shprehet se po zhvillohet një fushatë dezinformimi ndaj projektit, ndërsa thekson se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me legjislacionin shqiptar.
“Me keqardhje të thellë që po abuzohet me ndjenjat e publikut në rrjetet sociale dhe po investohet për të përbaltur një sipërmarrje kolosale për turizmin dhe ekonominë shqiptare, kompania ‘Zvërnec South Adriatic Development’ njofton se në zbatim strikt të legjislacionit shqiptar dhe në dialog të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse, ka arritur të nisë fazën fillestare të një prej investimeve më të mëdha në fushën e turizmit në Detin Mesdhe, duke vendosur sipas ligjit rrethimin e pronës private që ajo disponon”, thuhet në reagim.
Kompania bën të ditur se investimi pritet të kalojë vlerën e 4 miliardë eurove dhe të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare gjatë viteve të ardhshme.
“Investimi parashikohet të arrijë vlerën e mbi 4 miliardë eurove, duke kontribuar me një rritje nga 3 deri në 4 për qind në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë në pesë vitet e ardhshme. Investimi do të krijojë direkt dhe indirekt mbi 10 mijë vende të reja pune, duke u bërë një motor i rëndësishëm për ekonominë e zonës, të qarkut Vlorë dhe të gjithë Shqipërisë”, thekson kompania.
Një pjesë e rëndësishme e deklaratës i kushtohet mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit të zonës së Zvërnecit.
“Investimi do të kujdeset tërësisht për ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit të zonës dhe për këtë investitorët kanë angazhuar prej dy vitesh kompetencat më të spikatura në nivel global për studimet mjedisore përkatëse. Këto studime do të ndahen jo vetëm me institucionet, por edhe me publikun. Projekti i ndërtimit, ashtu si edhe ai mjedisor, po finalizohet nga disa studio ndër më të mirat në botë dhe sapo të përfundojë do të prezantohet publikisht”, thuhet më tej.
Kompania sqaron gjithashtu se trualli ku do të zhvillohet investimi është pronësi private dhe se të gjitha procedurat janë kryer sipas ligjit.
“Trualli në të cilin do të zhvillohet projekti është pronësi private metër për metër dhe kompania e ka blerë nga pronarët e ligjshëm, me certifikata pronësie të noterizuara. Të gjitha transfertat e blerjeve janë kryer përmes sistemit bankar dhe janë lehtësisht të verifikueshme. Të gjithë hapat e ndjekur nga kompania janë bazuar në legjislacionin shqiptar dhe në konformitet të plotë me autorizimet përkatëse në çdo hap”, nënvizohet në deklaratë.
Në përfundim, “Zvërnec South Adriatic Development” u bën thirrje qytetarëve të presin prezantimin e projektit final dhe garanton se investimi synon ta shndërrojë Vlorën në një destinacion të rëndësishëm të turizmit ndërkombëtar.
Deklarata e plotë
Me keqardhje të thellë që po abuzohet me ndjenjat e publikut në rrjetet sociale dhe po investohet për të përbaltur një sipërmarrje kolosale për turizmin dhe ekonominë shqiptare, kompania “Zvërnec South Adriatic Development” njofton shtypin dhe opinionin publik si më poshtë:
Në zbatim strikt të legjislacionit shqiptar dhe në dialog të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse, kompania ka arritur të nisë fazën fillestare të një prej investimeve më të mëdha në fushën e turizmit në Detin Mesdhe, duke vendosur sipas ligjit rrethimin e pronës private që ajo disponon.
Teksa kompania është duke zhvilluar projektin final të ndërtimit, me ambicien për të arritur standardet më të larta arkitekturore dhe mjedisore, dhe ende pa u prezantuar projekti, gjendemi të detyruar të japim disa shpjegime:
Investimi parashikohet të arrijë vlerën e mbi 4 miliardë eurove, duke kontribuar me një rritje nga 3 deri në 4% në GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) e Shqipërisë, në 5 vitet e ardhshme.
Investimi do të kujdeset tërësisht për ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit të zonës dhe për këtë investitorët kanë angazhuar prej 2 vitesh kompetencat më të spikatura në nivel global, për studimet mjedisore përkatëse. Të cilat padyshim do të ndahen jo vetëm me institucionet, po edhe me publikun.
Investimi do të krijojë direkt dhe indirekt mbi 10.000 (dhjetë mijë) vende të reja pune, duke u bërë një motor i rëndësishëm për ekonominë e zonës, të qarkut Vlorë dhe gjithë Shqipërisë.
Bazuar në eksperiencat e mëparshme të investitorëve, që kanë një portofol ndër më të spikaturit globalisht në fushën e turizmit, kompania beson se investimet dytësore që do të pasojnë do të rrisin ndjeshëm të gjithë zinxhirin e vlerës së ekonomisë vendore, nga vlera e pasurive të patundshme të krejt zonës së Vlorës deri tek diversifikimi i ofertës ekonomike dhe niveli i pagave për zonën.
Investitorët kanë një bilanc kuptimplotë të bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin në çdo investim të tyre, si edhe të përgjegjshmërisë sociale, gjëra që janë pjesë e planifikimit të punës dhe do të nisin bashkë me punën për projektin.
Ndërkohë nënvizojmë sa më poshtë disa të vërteta të mbuluara nga mjegulla e abuzimit mediatik:
Trualli në të cilin do të zhvillohet projekti është pronësi private metër për metër dhe kompania e ka blerë nga pronarët e ligjshëm, me certifikata pronësie të noterizuara. Të gjitha transfertat e blerjeve në lidhje me pronësinë janë kryer përmes sistemit bankar dhe janë lehtësisht të verifikueshme.
Të gjithë punonjësit që janë punësuar apo do të punësohen më tej në projekt janë dhe do të jenë subjekt i kontratave përkatëse sipas legjislacionit shqiptar.
Të gjithë hapat e ndjekur nga kompania janë bazuar në legjislacionin shqiptar dhe në konformitet të plotë me autorizimet përkatëse në çdo hap.
Projekti i ndërtimit, ashtu si edhe ai mjedisor, po finalizohet nga disa studio ndër më të mirat në botë dhe sapo të përfundojë do të ndahet publikisht me të gjithë të interesuarit.
Kompania ka lidhur marrëveshje me disa prej brandeve më të njohur të ekselencës botërore në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve të tjera, nga restorantet e baret deri tek aktivitetet sportive apo edukative.
Investitorët kanë një karrierë absolutisht të pakontestueshme dhe zotërojnë kompani të kuotuara në bursat ndërkombëtare, si edhe kapitale të pakontestueshme nga askush. Edhe kompania “Zvërnec South Adriatic Development” nuk do të bëjë asnjë përjashtim në zinxhirin e kompanive të tyre, të cilat janë krenare të mishërojnë ekselencën globale në çdo fushë të aktivitetit të tyre.
Duke dënuar me forcë çdo akt dhune ndaj pronës private si edhe duke hedhur poshtë çdo përpjekje që synon disinformimin e publikut, kompania kërkon mirëkuptimin dhe durimin e publikut, duke i siguruar të gjithë ata që duan zhvillimin e qëndrueshëm dhe të suksesshëm të Shqipërisë, se nuk do të zhgënjehen kurrësesi nga cilësia absolute e projektit dhe produktit tonë.
“Zvërnec South Adriatic Development” është forca që do të zbatojë një investim ndërkombëtar, me bindjen dhe përkushtimin për ta shndërruar Vlorën në një nga pikat më të preferuara për turizmin botëror, ndërkohë që investitorët e këtij projekti janë miq të padiskutueshëm të Shqipërisë që frymëzohen nga tradita dhe mikpritja legjendare shqiptare.
Le të punojmë të gjithë së bashku, me besim dhe vërtetësi me njëri-tjetrin. Ndërsa me këdo që do të përpiqet të na pengojë apo shantazhojë, do të përballemi ligjërisht.
Opinioni ka nevoje te sqarohet se: Kush eshte pronari i vertete i atyre pronave? Kush genjen dhe kush manipulon? Nuk ka nevoje te na prekin ne seder se sa para do investohen, por realiteti se kush eshte pronar legjitim i prones.
Përdoruesit (përdhunuesit..7501) e pronës.....nuk njihen si PRONARË..se Kushtetutë e thot pronar bëhesh : (me trashëgimi, me blerje, ose me dhurim) s'ka formë tjetër të bëhesh Pronar....përdoruesi i pronës nuk ka të drejtë shitje të pronës që disponon.....kështu që çdo paçavure është Fallco....,Ajo pronë ka Pronar Djemt e Vlorës për të Studiuar në Perëndim si dhuratë nga Vakëfi prej të ardhurave nga ajo pronë....të tjerat janë punë LAMASHËSH apo Telendaresh, apo hadhitësh apo hadëmesh....kaq....respekt për të Shënjtën VLORË...
Nuk ka pronar bregu i detit
Pronari eshte ai qe ka takuar Rama ne Aruba, se nga ai posedohet kjo zone. Ai qe dhe grabiti karaburunin dhe zvernecin me letra fallse, dhe jeton ne amerike.
Sic eshte ruajtur mjedisi ne Tirane , ne Dhermi ne Palase kudo kudo , ashtu do ruhet dhe ne zvernec. Beton beton kudo vetem beton. O e shkaterron kete vend ky moster psikopat mender kryeminister o nuk ndahet nga kjo jete. Kryeministri me hajdut i koherave, qe pasi shkaterroj Tiranen, po shkaterron bregdetin, do shkaterroj dhe malin. Duhet peshtyre para se ta terheqin zvarre.
Me vjen çudi qe nuk e ka shkruar gazetari i mengjesit kete artikull, por nejse kuptohet qe dorà è atij eshte. Z. Gjergj, meqe ti è nise ne mengjes lojen e "konspiraconeve siriane, ruse" etj erj ne lidhje me aktivistet dhe protestuesit, po te bej nje pyetje ne lidhje edhe me kete deklarate te kompanise "investitore": - kur rrehtohet nje truall per ndertim ligjerisht duhet te jete miratuar leja zhvillimore. A nuk tu vra ndopak syçka vigjilente qe kompania genjen ashiqare.....? Deklarojne qe ne fazen qe eshte projekti do te merren ne konsdierate shume faktore te cilat me vone do ti been te ditura te interesuarve. Çudi se ju jeni dhe gazetar vigjilent e nuk ju shpeton asgje, apo kete rradhe, si gjithmone, doli diçka......
Ky shkrim i portalit shumë shumë i dobët, përse vallë nuk thoni të vërtetën.
Keto gjera ndodhin kur nje qeveri nuk ben trasparence! Dhe kjo eshte treguar me fakte. Keta jane mafioze, pik! Problemi qendron ku eshte Opozita e trapit! Pse se ngre zerin! Apo eshte bashke me qeverine kur behet fjale per para?! Edhe tek protesta ne Veri, Opozita thjesht sa lau gojen! Po keshtu dhe mediat opozitare, si SyriTV, as ja ndjeu! Ketu mban ere cdo gje! Nuk i zihet bese asnje pale! Trajtohen njerezit si kafshe!
Vense pune.për kë? Për.filipinez
Nuk e kam idenë. A mund të më thotë një jurist që a i lejohet të huajve të blejnë tokë në shqipëri,jo për gjë por kam nja 28 mijë m2 dhe dua ti shes.
Beno !! Kur ti bosh 28 mijë km katror i ke t'shitme, vazhdo mlidh letra 7501....shash...
TANI NA THONI SE DO TE HAPEN 10 MIJE VENDE PUNE INTERESANTE ASHTU SIC THA ZAMIRI NE GETON E TIJ QE KA SHKATERRUAT GJITHE ATO PYJE DEKE BERE MASKER E VEC BETON PO KUSH QYTETARE PUNON ATY PERVEC EMIGRANTEVE SE SHQIPTARVE AU MARRIN PRONEN O ME DHUNE O ME LETRA FALLCO DHE I PERZENE ,DHE NE PUNE DO TO TE SJELLIN BAGLANDESHAS , FILIPINAS AFRIKANE ATO JENE VENDET E PUNES PER JU O KRIMINELA. DHE PER PUSHIME ATY JO E JO QE SBEHET FJALE .
Nuk ju duam ne shqiperi,nuk duam te kemi asnje lidhje me cifutet e qelbur!nuk duam fare te vijne ne shqiperi,Jane mashtruesa,Jane kriminela,Jane vrases,nuk I duam ketu!Jo 10000 vende Pune te hapen,qe nuk do hapen kurre,Po edhe sikur te ndodhi,perseri nuk ju duam!Jeni te urryer nga ne dhe nga gjithe bota!edhe me Palestinen qe ju hapi dyert,Kur askush nuk I pranoi,te njejten gje beri!ate do bejne edhe ketu,ata Jane te pabese,cifutete e qelbur qe mbase shuhen nje here e pergjithmone!
Qërohuni nga këtu me të mirë.Prona është e shqiptarëve. Shteti ti japë të drejtën pronarëve ta zhvillojnë. Kush je ti që vjen dhe do të grabisësh pronën e shqiptarëve. Prona është e shenjtë. Lahet me gjak