Lexues të “Pamfleti” ju ftojmë të ndiqni edicionin informativ të mesditës, ku mes të tjerash veçojmë:
Tërhoqi zvarrë protestuesin/ Lihet në burg punonjësi i kompanisë së sigurisë
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Gerald Bibës, i cili po hetohet për dhunimin e një pjesëmarrësi në protestën e mbajtur disa ditë më parë në zonën e Zvërnecit.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të provave të mbledhura nga organet hetimore dhe paraqitjes së qëndrimeve të palëve në seancë. Si pasojë, Biba do të qëndrojë në paraburgim deri në zhvillimet e mëtejshme të procesit.
Incidenti ndodhi gjatë një proteste të organizuar kundër projektit që po zbatohet në Zvërnec. Gjatë tubimit u shënuan përplasje mes protestuesve dhe personave të përfshirë në ruajtjen e sigurisë së zonës.
Pamjet e konfliktit qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe duke nxitur reagime të shumta.
Protestat në Zvërnec/ Policia i heq licencën dy kompanive private të sigurisë
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit pas dhunës së ushtruar dy ditë më parë në Zvërnec, ka njoftuar se u është hequr licenca dy subjekteve private të sigurisë fizike, konkretisht ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”.
Sipas njoftimit të policisë, të dyja subjektet janë konstatuar në shkelje pasi nuk kishin marrë masa për sigurinë e objektit dhe nuk kishin zbatuar rregullat e hyrjes dhe daljes së personave dhe mjeteve të autorizuara. Gjithashtu, brenda objektit është lejuar hyrja e personave të paidentifikuar dhe të panjohur nga personeli i shërbimit, të cilët kanë goditur dhe kanë tërhequr me forcë një person pjesëmarrës në protestë dhe jo vetëm.
Zvërneci, SPAK merr në dorë dosjen/ Avokati i Artur Shehut, Pëllumb Petriti, në ‘lupën’ e BKH
Përplasjet për Zvërnecin kanë vënë në lëvizjen Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, ndërsa raportohet për nisjen e hetimeve qoftë në Vlorë ashtu edhe në Tiranë, lidhur me pretendimet për çështjen e tjetërsimit të pronave në atë zonë.
Nga mëngjesi i sotëm, agjentët e BKH-së po ushtrojnë kontrolle dhe po sekuestrojnë dokumente, të cilat mund t’i shërbejnë hetimit mbi një skemë të dyshuar të përvetësimit dhe falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë në këtë zonë bregdetare.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për News24 se mes personave ku po ushtrohet kontroll është edhe Pëllumb Petriti, ish-avokat, i cili dyshohet se ka luajtur rol në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë në favor të Artur Shehut. Gjithashtu kontroll po mbahen edhe te Redi Struga, inxhinier dhe administrator i kompanisë projektuese “InfraKonsult” sh.p.k.
Kompania e Strugës i ka blerë pronat nga zotërues të tjerë. Struga shërben përmes kompanisë “Albanian Land Development” si ura lidhëse me vëllezërit miliarderë Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat nga Katari, të cilët investojnë krah Kushnerit.
Kompania InfraKonsult sh.p.k., e administruar nga Redi Struga, është një shoqëri projektuese dhe konsulence inxhinierike që ka qenë e angazhuar në disa projekte infrastrukturore në Shqipëri.
Një nga projektet më të rëndësishme të saj ishte ai për studimin, projektimin dhe zgjerimin e segmentit rrugor Elbasan–Prrenjas–Qafë Thanë, një kontratë e fituar në fund të vitit 2020 me një fond limit prej 530 milionë lekësh dhe me afat realizimi 9 muaj.
Nga mediat greke te protesta e të ‘ashtuquajturve’ myslimanë/ Rama reagon për Zvërnecin: Kurth për të ardhmen e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë në grupin parlamentar të PS ka folur situatën e krijuar në Zvërnec ku banorët e zonës dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestojnë kundër projektit për ndërtimin e një resorti në zonë.
Rama e nisi fjalën duke u solidarizuar me revoltën dhe zemërimin publik ndaj skenë së tërheqjes zvarrë të një protestuesi nga rojet privatë të sigurisë duke e cilësuar të pajustifikueshme indiferencën e policisë që duhet ta mbronte.
“Ju kuptoj shumë mirë. Ju siguroj madje që në vendin tuaj, edhe unë do revoltohesha dhe do rreshtohesha kundër qeverisë. Sepse do më dukej e tmerrshme që disa roje private sigurie, në sytë e policisë së shtetit tim, pas një gardhi me tela me gjemba të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtë brenda një njeri në të drejtën e vet. Ta tërhiqnin zvarrë nëpër plazhin e rrethuar e pastaj policia të thonte që i zvarrituri u fut vetë në pronën private, ndërkohë që duhet të ishin arrestuar në vend ata që e morën zvarrë protestuesin”, tha Rama.
Në mbledhjen e Grupit të PS, Rama hodhi poshtë edhe versionin se paratë e zeza të mafies ndërkombëtare do të pastorohen në Zvërnec.
Rama tha se nuk e ka tradhtuar kurrë SHqiëprinë, referuar deklaratave që gëlojnë në rrjet se Sazani u shit tek izraelitët. Rama u ndal edhe tek pasqyrimi i mediave greke ndaj protestës, duke pyetur se si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët e shqiptarëve në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë. Ai hodhi dyshime për mediat greke që po i japin zë protestave në Zvërnec.
“Vetëm mysliman nuk janë, vetëm allah dhe kuran nuk kanë, sepse bëjnë çdo ditë krimin e ndaluar nga kurani, për të helmuar njerëzit me shpifje. Si mund të jem unë kundër jush dhe kundër vetes. Si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë. Gazetat greke që janë mbushur sot të gjitha me kauzën tuaj. Ka diçka këtu që nuk shkon? Apo u gjet tradhtari, u gjet shitësi i atdheut, u gjet i korruptuari dhe ai është kryeministri juaj. Thënë këto dhe ndjesë nëse jam shumë i drejtpërdrejtë dhe mbase emocional, por kjo është ndjesia ime, se për mua këto janë ditë të habitshme që për herë të parë më kanë bërë të mendoj edhe që t’iu përulem thellë për nderin e madh që me keni bërë dhe t’iu kërkoj ndjesë për të iku në katund dhe për t’iu lënë në duart që do zgjidhni vetë për të mbrojtur Shqipërinë nga të huaj. Por ka, zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë, t’iu udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa ju dhe e dua po ashtu siç e doni ju”, tha Rama.
Protesta janë mbajtur si në Zvërnec, pranë zonës së projektit, por gjithashtu dhe në kryeqytet (më 31 maj, teksa është paralajmëruar edhe për këtë të hënë, 1 qershor, një marshim i radhës).
Në zonë parashikohet ndërtimi i një kompleksi të madh turistik, me investime që kapin vlera miliardëshe.
Në reagimet e mëparshme, kryeministri ka theksuar se bëhet fjalë për një pronë private prej rreth 300 hektarësh, e se investitorët kanë siguruar tokën përmes marrëveshjeve me pronarë privatë dhe jo nga shteti shqiptar.
Për më shumë, klikoni në linkun e lajmeve të orës 12.00
Cfare ndyresi show! E para 300 hektare jane 3 km katrore, dmth 3km gjatesi e 1km gjeresi, jo pak eh. Cfare mutin duan keta qelbesirat arabe, poshterira qe kane nga 40 gra e 200 femije. Pse na e ndyni vendin kaq ulet?