TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Qershor 2026, 12:31

Ndahet nga jeta Rexhep Metaj, babai i Ilir Metës; ish presidenti del nga qelia me leje të SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Ndahet nga jeta Rexhep Metaj, babai i Ilir Metës; ish presidenti del nga
Ilir Meta

Rexhep Metaj, babai i ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. 

Lajmi është bërë i ditur nga Monika Kryemadhi, ndërsa nuk janë bërë ende publike detaje lidhur me shkaqet e ndarjes nga jeta apo ceremoninë e homazheve.

Ndërkohë ish presidenti Ilir Meta do të shoqërohet për në Skrapar në ceremoninë mortore, pasi ka marrë leje nga SPAK.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, postoi një video në Facebook ku tha se ishte duke biseduar me Metën në ambientet e burgut “Jordan Misja”, kur ai mori vesh lajmin e hidhur.

“Ai tregoi një vetëpërmbajtje për t’u admiruar”, tha Cakrani. “Presidenti mbushi sytë me lot por e mbajti veten. Nuk do doja të isha prezentë në atë moment, por jeta dhe fati e solli që të isha prezentë. Më la një shije shumë të hidhur që skam për ta harruar kurrë këtë moment. Gjithsesi ngushëllime Presidentit z. Ilir Meta për humbjen e njeriut të dashur”.

Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit 2024.

ndahet nga jeta rexhep metaj

Lini një Përgjigje