TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2026, 15:05

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Apeli i GJKKO shqyrton kërkesën e Erion Veliajt

Apeli i GJKKO po shqyrton kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për ndryshimin e masës “arrest me burg”, pas ankimimit të vendimit të gjyqtares Etleva Deda. Mbrojtja kërkon lirimin ose një masë më të butë, ndërsa SPAK mbron qëndrimin e tij.

Dosja “Gërdeci”, seanca në GJKKO

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe akuzoi Prokurorinë për aludime. Çështja për tragjedinë e vitit 2008 vijon të mbetet ndër më të ndjeshmet në drejtësi.

SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin

Prokuroria e Posaçme kërkoi 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi, i akuzuar për pastrim të 18.3 mln eurove të lidhura me Cosa Nostra. Ai ndodhet në arrati.

Tritoli në lokal, GJKKO thërret Noizyn

Reperi Noizy do të përfshihet si viktimë në procesin ndaj Laert Haxhiut, lidhur me vendosjen e tritolit në lokalin e tij në Durrës.

Përjashtohen dy zyrtarë të lartë policie

Dy ish-drejtues në Policinë e Lezhës u përjashtuan për shpërdorim detyre, ndërsa Altin Mena mori ulje në gradë. Masat pasuan zbulimin e një kazinoje dhe një magazine kanabisi.

12 pacientë të dializës bllokohen në Prrenjas

Rruga Hotolisht–Dragostunjë u bë e pakalueshme, duke bllokuar pacientë që shkonin për dializë në Elbasan. Banorët hapën përkohësisht aksin.

Arrestohet 31-vjeçari turk në Morinë

Një shtetas turk i shpallur në kërkim nga Austria për trafik droge u ndalua nga Policia Kufitare në Morinë, me qëllim ekstradimin.

Vodhi pjesë këmbimi 8 mijë euro

Një 21-vjeçar u ndalua në Shijak për vjedhje pjesësh automjetesh; procedohet edhe blerësi për përvetësim.

Aksident tragjik në Tiranë

Një 7-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet; autori u largua nga vendi i ngjarjes.

Përplasje te “Selvia”

Dy të rinj mbetën të plagosur rëndë pas përplasjes së një makine me motor në Tiranë.

Aksident fatal në Tropojë

Një 34-vjeçar humbi jetën pasi doli nga rruga në aksin Bajram Curri–Bujan; pasagjeri në gjendje të rëndë.

Sekuestrohet vilë 500 mijë euro në Itali

Guardia di Finanza sekuestroi një vilë të një shqiptari nën hetim për trafik droge dhe pastrim parash.

Vrasja e shqiptarit në Itali

Një 25-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri; pista kryesore lidhet me rrjete trafiku droge.

Dënohet me 16 muaj burg në Britani

Shqiptari që ktheu një godinë historike të vitit 1876 në “shtëpi bari” u dënua me 16 muaj burg.

Atentat me bombë në Moskë

Një shpërthim pranë një patrulle policie në Moskë la një oficer të vrarë dhe dy të plagosur; autori humbi jetën në vend. 

 

edicionet e lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje