TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2026, 13:19

Rrezik në rrugët e juglindjes, çahet aksi Boboshticë-Dardhë

Shkruar nga Pamfleti
Rrezik në rrugët e juglindjes, çahet aksi
Rrezik në rrugët e juglindjes, çahet aksi Boboshticë-Dardhë

Një çarje anësore e trupit të rrugës është konstatuar që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në segmentin Boboshticë–Dardhë, duke detyruar kufizimin e qarkullimit në një korsi.

Sipas informacioneve paraprake, dëmtimi është evidentuar në anë të rrugës, ndërsa lëvizja e mjeteve po kryhet me kujdes dhe nën orientimin e sinjalistikës së përkohshme të vendosur në terren.

Përfaqësues të autoritetit rrugor kanë inspektuar zonën për të vlerësuar gjendjen dhe për të përcaktuar masat që duhen marrë për stabilizimin e segmentit. Deri në një vendim teknik për ndërhyrjen, drejtuesit e mjeteve udhëzohen të respektojnë kufizimet dhe të tregojnë kujdes të shtuar.

Situata në këtë aks vjen në një periudhë kur në disa rrugë të juglindjes janë shfaqur problematika të ngjashme, përfshirë rrëshqitje dherash dhe çarje të asfaltit, çka ka ngritur shqetësime mbi sigurinë e qarkullimit dhe cilësinë e infrastrukturës.

Segmenti Boboshticë–Dardhë konsiderohet një nyje e rëndësishme lidhëse mes qytetit të Korçës dhe fshatit turistik të Dardhës, duke pasur fluks të shtuar sidomos gjatë sezonit turistik. Autoritetet pritet të dalin me një vlerësim më të detajuar për shkaqet dhe ndërhyrjet e nevojshme.

cahet aksi boboshticë-dardhë

1 Komente

  1. P
    Poku

    Korca me tre dogana.korca nuse,e qe ne kohen e zogut,prape korca.vjen ,nje i gjate e ben korcen me elikopter.nu e di qe shkodra,korca,kishin aviacion makina luksi.mire se erdhe ne boten,e humbur me helikopter.sa kalon elbasanin,ne jemi dhe do mbetemi,fshat pa tok,e pa lop.mbi 3 ore nbga librazdi ne prenjas,zoteria jote,30 minuta per te poshteruar nje popull.FALEMINDERIT.PS.PO USHTRIA PERSE DUHEJ ATY SKA PLANTACIONE ME ASHASH.VETEM GERYERJE E SHTRATIT ME DEKRETIN TEND.TE FALA POKU.

    Lini një Përgjigje