Protesta e zhvilluar këtë të martë në zonën e Baks-Rrjollit, në Velipojë, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit në Tiranë lidhur me pronësinë e tokës.
Sipas informacioneve, Apeli ka njohur familjen Malaj si pronare të ligjshme të tokës në fjalë. Vendimi ka sjellë reagimin e banorëve të zonës, të cilët pretendojnë se sipërfaqja u përket atyre.
Pas shpalljes së vendimit, një grup protestuesish kanë tentuar të hyjnë në tokën e tyre, por janë përballur me një kordon policor që ka penguar kalimin. Situata është tensionuar, ndërsa në terren ndodheshin edhe mjete pune.
“Jemi në tokë tonë, do t’i bllokojmë fadromat për arsye se ka dalë toka jonë, këtu do të vdesim”, janë shprehur protestuesit, të cilët më pas kanë arritur të ndalojnë përkohësisht punimet.
Lini një Përgjigje