Gjykata e Posaçme shtyu për nesër vendimin për masën e re të sigurisë për Sali Berishën.
SPAK ka kërkuar arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore për ish kryeministrin që është nën hetim për korrupsion.
Avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e dokumentave ndërsa kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se është shkarkuar si gjyqtare nga Berisha kur ishte president, por në një shkresë tjetër të publikuar në media tregon se Berisha e ka riemëruar pas 6 muajsh gjyqtare në Gjirokastër.
Sali Berishës i duhet të presë të paktën 24 orë të tjera për të mësuar fatin e tij, pasi sot Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nuk pati një vendim.
Pas rreth 1 ore seancë, GJKKO vendosi që të shtyjë për ditën e nesërme në orën 11:00 vendimin për ish-kryeministrin.
Kjo për shkak të kërkesës së përsëritur të 2 avokatëve, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, për njëanshmëri.
Ato kanë dorëzuar prova që sipas tyre faktojnë shkarkimin e gjyqtares në shkurt të 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kur kryetar ishte Sali Berisha.
Në kërkesën e prezantuar sot në gjykatë, SPAK ka kërkuar "arrest shtëpie" për Berishën me mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Lini një Përgjigje