TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2023, 12:07

Mbikëqyrje policore në shtëpinë e Berishës, avokati Gjokutaj reagon ashpër: SPAK po merr hak!

Shkruar nga Pamfleti
Mbikëqyrje policore në shtëpinë e Berishës, avokati
Genc Gjokutaj

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj në një dalje për mediat ka reaguar kundër masës së kërkuar nga SPAK për ish-kryeministrin që është ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore.

"Seanca kishte të bënte me zëvendësimin e masës, i kërkuam gjyqtares që të japë dorëheqjen për shkak të një anshmërie. Zoti Berisha ka qenë kryetari i KLD ku gjyqtarja e çështjes ishte shkarkuar. Vijoi seanca, deri në momentin kur shteruan, bëmë një set pyetjesh. Gjykata vendosi shtyrjen për nesër në orën 1. Ajo që unë dua të denoncoj, ndryshimi i masës është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pambështetur në ligj, çka tregon qëllimin e SPAK jo për të bërë një proces të ligjshëm, pro për tu hakmarrë.

Është e paparashikueshme në ligj kërkesa që kanë bërë për SPAK. Kur kemi munguar ndonjëherë në seancë ne. Nëse keni ndjekur seancën e kuvendit kemi drejtuar disa pyetje ku prokurori i SPAK tha që unë nuk jap përgjigje por kjo është pjesë e debatit. U dhanë disa përgjigje por nuk kishin lidhje me pyetjet tona. Ligji nuk parashikon mbikëqyrje policore."-tha Gjokutaj.

 

genc gjokutaj spak sali berisha

Lini një Përgjigje