SPAK ka kërkuar arrest shtëpie me mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit për Sali Berishën.
Ju kujtojmë se ditën e sotme seanca u shty sot pasi avokatët kërkuan më tepër kohë për t’u njohur me provat e SPAK.
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për nesër në orën 11:00 seancën ku do të vendoset ashpërsimi i masës së sigurisë ose jo për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Avokatët e ish-kryeministrit Berisha kërkojnë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka pasi pretendojnë për njëanshmëri nga ana e saj në procesin në ngarkim të Berishës.
Avokatët e Berishës kanë dorëzuar provat që sipas tyre faktojnë faktin e shkarkimit të gjyqtares Irena Gjoka në Shkurt të 1996-ës nga KLD, ku kryetar ishte Sali Berisha.
Gjithashtu, avokatët mbrojtës të Berishës kërkuan kohë që të njihen me provat që SPAK realtoi në seancën në lidhje me thyerjen e masës së sigurisë dhe refuzimin e Berishës për të marrë njoftimet e gjykatës.
Mësohet se SPAK ka kërkuar masësn e sigursë “arrest në shtëpi” me mbikqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Berisha nuk e ka njohur vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte ndjekur rruga parlamentare.
Kërkesa e SPAK u dorëzua në Gjykatën e Posaçme pasi Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë Anti-Korrupsion për heqjen e imunitetit të deputetit të Sali Berishës.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.
Lini një Përgjigje