TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Dhjetor 2023, 08:02

Afera 'Partizani'/ SPAK kërkon arrest, GJKKO vendos sot për fatin e Sali Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Afera 'Partizani'/ SPAK kërkon arrest, GJKKO vendos sot për
Sali Berisha

Tentativat e vakëta të Berishës, përmes tensioneve në Kuvend dhe protestës përballë, rezultuan të paefektshme për ish-kryeministrin.

Sot (26 dhjetor) në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vendoset nëse ish Kryeministri Sali Berisha do të mbyllet në shtëpi me masë sigurie. 

Kërkesa e SPAK për zëvendësim mase u bë të premten vetëm një ditë pasi mori autorizimin nga Kuvendi, teksa gjyqtarja Irena Gjoka pritet që më 26 dhjetor ta pranojë këtë kërkesë, pasi më parë do të dëgjojë palët, prokurorët e SPAK dhe mbrojtjen e Berishës.

Ende nuk dihet nëse ky i fundit do të jetë në seancë.

Në votimin e seancës të së enjtes, 21 dhjetor 2023, në më pak se 9 minuta, me 75 vota pro Kuvendi miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të autorizuar për arrestimin e Sali Berishës.

Tentativat e vakëta të Berishës, përmes tensioneve në Kuvend dhe protestës përballë, rezultuan të paefektshme për ish-kryeministrin.

Sali Berisha është nën hetim nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Në dosjen e klubit sportiv “Partizani” thuhet se ish Kryeministri ndikoi që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, sot në arrest shtëpie, të privatizojë kompleksin dhe ndërtojë 19 kulla të cilat i sollën fitim prej 5.4 mln euro. 

 

Lini një Përgjigje