TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Dhjetor 2023, 13:56

Kush do ta drejtojë PD-në nëse arrestohet? Përgjigjet Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Kush do ta drejtojë PD-në nëse arrestohet? Përgjigjet

SPAK ka kërkuar masën e sigurisë “arrest ne shtëpi” për ish-kryeministrin Berisha, e cila do të vendoset nga gjykata ditën e nesërme. 

I pyetur se kush do të drejtojë punën në selinë blu, Berisha tha se ai do të përmbushë të gjithë detyrimet, por theksoi se menaxhimin e punës do ta drejtojë një grup i strukturuar në PD.

“Do ketë një drejtim të strukturuar në PD, i cili do jetë, do menaxhojë dhe drejtojë të gjithë procesin. Unë do përmbush të gjitha funksionet e mia. Për këtë ju garantoj. Sepse përndryshe do realizonim qëllimin e Edi Ramës. Rama po e bën këtë sepse ka tmerr nga Sali Berisha

Ai e di që arrestimi i liderit të opozitës pa asnjë provë, ka një faturë. Por ai është gati të paguajë cdo faturë për pushtetin e tij. Unë do bëj cdo gje kjo të mos ndodhë”, u shpreh Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje