
Aktivistja, Evi Kokalari i ka bërë thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha që të shkojë në shtëpi bashkë me të bijën, Argita, pasi sipas saj, luftën nuk e bëri për dinjitetin e tij apo të PD por për të mbrojtur fëmijët e bizneset e të birit, Shkëlzen Berisha.
Dikur një nga mbështetëset e forta të Berishës, pasi ky i fundit u shpall “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kokalari shkruan në rrjetet sociale se në dy vitet e fundit Berisha e tregoi se luftën nuk e ka bërë për dinjitet po për bizneset e Shkëlzenit.
“GO HOME! IT’S OVER! Dhe nuk eshte ‘over’ sepse SPAK po shkon mbas teje, është ‘OVER’ se në dy vjetet e fundit e tregove qartë që luften nuk e bere as per dinjitetin tend, dhe as te PD-së. Luften e bere per te mbrojtur femijet dhe per ta perdorur foltoren per bizneset e Shkelzenit. Shko ne shtepi z. Berisha, dhe mos harro te marresh me vete dhe Argiten, dhe mundesisht dergoi ne shtepi te gjithe keta ne kete salle, qe kane 32 vjet qe te mbajne ison dhe pse privatisht jane dakort me çfare po shkruaj une ketu. Hipokrizia e tyre nuk i sherben asnje Shqiptari. GO HOME! You owe it to the country!”, shkroi Kokalari.
Lini një Përgjigje