TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Dhjetor 2023, 17:27

Vit i begatë për deputetët/ Mbi 20 emra blenë dhe morën dhuratë apartamente, makina luksi, pemëtore, troje dhe pjesë pyjore

Shkruar nga Pamfleti
Vit i begatë për deputetët/ Mbi 20 emra blenë dhe morën
Luksi i deputetëve

Njihuni me deputetët që blenë apartamente dhe makina luksi. Madje njëri ka marrë makinë dhuratë 71 mijë euro...

Pothuajse të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë bëjnë një jetë luksi. Janë shumë pak ata që jetojnë vetëm me pagën, pasi shumë të tjerë kanë biznese, apartamente e makina luksi.

“Pamfleti” ka siguruar deklarimet në ILDKP të bëra nga deputetët së fundmi dhe rezulton se mbi 20 persona kanë blerë pasuri të paluajtshme dhe makina luksi.

Kampioni është padyshim Lulzim Basha, gruaja e të cilit ka trashëguar 5 apartamente dhe 5 garazhe.

Eduard Shalsi ka blerë apartament  8.804.400 lekë dhe ka shitur makinë, 5 mijë euro. Agron Shehaj ka blerë truall dhe ndërtesë 244 m2, me vlerë 73.782 euro. Arbi Agalliu ka marr dhuratë makinë 71 mijë euro. Besjon Ajazi ish deputeti dhe tani kryebashkiak i Gramshit ka blerë apartament 86 mijë euro. Enkelejd Alibeja ka blerë makinë 17,000 euro, ndërsa gruaja Truall + Ndërtesë 171.50 m2. Andia Ulliri ka blerë makinë 26,350 euro; Qani Xhafa, makinë 27,000 euro; Mimi Kodheli, makinë 1,800,000; Denis Deliu, makinë 250 mijë lekë; Eduard Ndreca, makinë 1.900.000 lekë; Gruaja e Eduard Shalsit, makinë 26.500 euro.

Elda Hoti ka blerë apartament 140 mijë euro, ndërsa Enslemvera Sake një njësi 93 m2 me vlerë 12.000.000 lekë. Eris Xhixho i ka rritur vlerën apartamentit me 21.820  euro.

Gruaja e Etjen Xhafës, blen pyll 300 m2 me vlerë 750.000 lekë+ pyll 100 m2 me vlerë 250 mijë lekë+ makinës shtuar vlera me 3.800 euro. Fadil Nasufi ka blerë pemëtore me sipërfaqe 3660 m2 me vlerë 100 mijë lekë

Saimir Hasalla ka blerë apartament 108.500 euro, ndërsa Nasip Naço, truall+ ndërtesë 400 mijë lekë. Po ashtu janë dhe disa emra të tjerë që kanë blerë apartamente dhe troje, duke dëshmuar se kanë qenë vite të begata këto të fundit për deputetët.

Deputetët me pasuri të patundshme

Eduard Shalsi, apartament   8.804. 400 lekë dhe shet makinë 5 mijë euro

Agron Shehaj- Truall dhe ndërtesë 244 m2, me vlerë 73.782 euro

Arbi Agalliu, merr dhuratë makinë 71 mijë euro

Bardhyl Kollçaku, makinë 100 mijë lekë

Besjon Ajazi, apartament 86 mijë euro

Lulzim Basha- Gruaja e Bashës trashëgon 5 apartamente dhe 5 garazhe

Enkelejd Alibeaj- Makinë 17,000 euro, gruaja Truall + Ndërtesë 171.50 m2

Andia Ulliri, makinë 26,350 euro

Qani Xhafa, makinë 27,000 euro

Mimi Kodheli, makinë 1,800,000

Denis Deliu, makinë 250 mijë lekë

Eduard Ndreca, makinë 1.900.000 lekë

Eduard Shalsi, gruaja blen makinë 26.500 euro

Elda Hoti, apartament 140 mijë euro

Enslemvera Sake- Njësi 93 m2 me vlerë 12.000.000 lekë

Eris Xhixho- Apartament rritur vlera me 21.820  euro

Etjen Xhafa, gruaja blen pyll 300 m2 me vlerë 750.000 lekë+ pyll 100 m2 me vlerë 250 mijë lekë+ makina shtuar vlera me 3.800 euro

Fadil Nasufi- Pemëtore sip 3660 m2 me vlerë 100 mijë lekë

Saimir Hasalla, apartament 108.500 euro

Nasip Naço, truall + ndërtesë 400 mijë lekë

Lini një Përgjigje