E pushtuan më 8 janar 2022 dhe si simbolikë, thuhet se operacioni policor do kryhet më 8 janar 2023, ndërhyrje për të cilën, Sali Berisha është informuar nga anëtarë të grupit të tij që kanë mbetur e janë rikthyer në krye të policisë e forcave speciale...
Pasi drejtësia e re i rrëzoi Sali Berishës mitin e paprekshmërisë, duke nxjerrë urdhër-arrestin për të, policia e shtetit ka vendosur të vijojë me masat kundër tij, duke i marrë edhe selinë e PD, të cilën e uzurpoi dhunshëm me “ushtrinë” e militantëve më 8 janar 2022.
Sipas informacionit, është bërë gati plani operacional “Largimi”, fillimisht me kërkesën zyrtare, tashmë të dërguar kreut të Foltores, Sali Berisha, për t’u larguar vullnetarisht nga godina bashkë me grupin e tij.
Policia i ka kërkuar zyrtarisht Sali Berishës, që brenda datës 31 dhjetor 2023, të dorëzojë godinën te Ministria e Brendshme, si pronare e saj, që ia ka dhënë në përdorim PD-së.
Ish-ndërtesa e SHQUP, iu dha PD-së për zyra, me Vendimin Nr. 651, datë 16.08.2013 të ish-qeverisë “Berisha”, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka; administrimin e të cilës, qysh prej asaj dite e ka Lulzim Basha si kryetar legjitim i kësaj partie.
Por prej 2 vitesh, godinën e ka uzurpuar me forcë Sali Berisha me grupin e tij Foltore, ndërsa qysh prill, korrik e nëntor 2022 ish kryetari në detyrë Enjkelejd Alibeaj dhe në gusht e tetor 2023 Lulzim Basha pas rizgjedhjes kryetar i PD, i kanë kërkuar Policisë së Shtetit, lirimin dhe rikthimin e selisë së partisë.
Për arsye që i di policia, ajo nuk e ka larguar Sali Berishën dhe grupin e tij nga selia e PD, ndërsa tani do veprojë, duke i kërkuar largim vullnetar; e nëse refuzon, do veprohet forcërisht, siç e parcakton ligji për uzurpimet e pasurive shtetërore.
Nga informacioni që administron “Pamfleti”, thuhet se operacioni policor “Largimi” do kryhet më 8 janar 2023, ndoshta si simbolikë në 2 vjetorin e sulmit barbar dhe pushtimit, që Saliu me “ushtrinë” e tij i bëri selisë së PD.
Për këtë operacion të policisë, Sali Berisha është informuar nga “kanalet e zeza” të anëtarëve të tij brenda radhëve të policisë, që kanë mbetur brenda policisë dhe në krye të forcave speciale.
Plaku “non grata”, duke ditur këtë informacion, ka vendosur që “Arrestin shtëpiak” ta zbatojë te selia e PD, si skenar djallëzor për të mbushur zyrat dhe oborrin e saj me banditë e të krijojë përleshje me policinë, por masa “Arrest shtëpie” zbatohet në banesën e përhershme që ka deklaruar.
Pas goditjes fatale që i dha drejtësia; protesta para parlamentit më 21 dhjetor, tregoi se policia do ta gjejë bosh selinë e PD më 31 dhjetor, mbasi Saliu do zbythet e do mbyllet në shtëpi, mbasi e kanë braktisur thuajse të gjithë.
Njëkohësisht, Policia e Shtetit, përveçse ka paralajmëruar Sali Berishën, të mos inskenojë situata dhune për të mos dorëzuar selinë e PD, u ka kërkuar dhe deputetëve të Flotores, të mos bëhen pjesë e skenarëve të tij anti-polici./Pamfleti
Lini një Përgjigje