Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi, ka folur mbi situatën e Berishës, ndërsa GJKKO kërkon ndaj tij masën ‘arrest në shtëpi.
I pyetur nëse është e hapur PD për bashkim me pjesën tjetër të grupit, Kthupi tregoi për emisionin ‘Studio Live’ vijat e kuqe të grupit Basha.
"Jemi të hapur për çdo bashkim opozitar mbi parime dhe platforma. Vija e kuqe është prania e të shpallurve non grata, apo qëndrime në raport me partnerët ndërkombëtar. Kjo është diferenca, parimi. Ne kemi vendosur që partnerët mbajnë qëndrime të caktuara, t’i marrim të mirëqena. Nëse do ketë bashkim do bëhet mbi bazë parimesh dhe platformash.", tha Kthupi.
Ndërkohë Gazment Bardhi dhe deputetët e grupit të tij nuk morën pjesë ndonëse në mbledhjen e kryesisë së 21 dhjetorit Berisha I ftoi të bëhen pjesë e riorganizimit të Rithemelimit.
I braktisur nga militantët, të cilët sa herë që thërret protesta, janë gjithnjë e më të paktë vendos të ndryshojë strategji e të ftojë gratë ti qëndrojnë në krah në aksionin e tij.
Lini një Përgjigje