TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Dhjetor 2023, 08:41

E frikshme/ Sistemi Tims shqiptar shitet në tregun e zi me bitcoin

Shkruar nga Pamfleti

 E frikshme/ Sistemi Tims shqiptar shitet në tregun e zi me bitcoin

Pak ditë më parë, një personazh famëkeq dhe shumë i kërkuar nga drejtësia shqiptare, i bëri një shantazh të rëndë një prokurori të SPAK, duke lënë të kuptohet se kishte akses mbi sistemin Tims...


Të dhënat konfidenciale e sensitive të sistemit Tims në Shqipëri, prej kohësh po qarkullojnë si të dhëna pa doganë.
Këto të dhëna janë përdorur ndër vite nga politikanë të rëndësishëm, gazetarë të lidhur me mjedise politike, e më pas janë hakeruar duke ia kaluar botës së krimit.
Një nga regjistrat më të rëndësishëm e konfidencialë siç është ajo e lëvizjes jashtë vendit, është kthyer prej kohësh në një ‘zhele’ që po përdoret për shantazh, siç u përdor me vite e vite regjistri i gjendjes civile në vend.
Madje kohët e fundit, aksesi në systemin Tims shqiptar po shitet online, natyrisht jo duke kërkuar akses të të dhënave bankare për blerje, por me monedhën dixhitale bitcoin.
Siç dihet, prej kohësh, banka dhe organizma financiare të monedhave të ndryshme dixhitale po përdoren nga mjedise të krimit të organizuar. Shumë mjedise të shpërndarjes së kokainës, kryesisht të asaj me pakicë prej vitesh përdorin kriptovalutat, bankat e të cilëve në Europë, po kontrollohen nga persona të Camorras kalabreze por edhe të mafias shqiptare.
Ndërkaq, pak ditë më parë, një personazh famëkeq dhe shumë i kërkuar nga drejtësia shqiptare, i bëri një shantazh të rëndë një prokurori të SPAK.
Bëhet fjalë për Mirel Mërtirin, një nga personazhet e inceneratorëve, i cili akuzoi një nga prokurorët e SPAK se ka dalë jashtë shtetit me kriminelë. Duke lënë të kuptojë se kishte akses në systemin Tims shqiptar. Ka prej një muaj që po bëhet një debat i zjarrtë në opinionin publik shqiptar, në lidhje me përfshirjen e shumë zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit, në ndërhyrje për të hequr të dhëna nga sistemi Tims për persona që janë të lidhur me krimin. Bëhet fjalë për njerëz që janë në kupolën e policisë shqiptare, që janë denoncuar me emër e mbiemër nga gazetari i njohur i kronikës Ferdinand Dervishi.
Shitja me monedha dixhitale siç po ndodh me kyçet e hyrjes në sistem është një tregti thuajse e padepërtueshme edhe nga agjenci më të zhvilluara botërore. Policia italiane, përkatësisht DIA e famshme, ka bërë të ditur prej kohësh se përdorimi i bitcoin por edhe i kriptovalutave të tjera për të blerë e shitur kokainën në botë, është thuajse e padepërtueshme për të gjetur adresat, nëse nuk ka një ndjekje manuale të të dyshuarve, Edhe në Shqipëri, prej kohësh kanë funksionuar organizma të këmbimit me kriptovaluta, madje në ekxchange në qendër të Tiranës. Vetë Babloku, ka promovuar hyrjen e kriptovalutës, kur u takua me një nga drejtuesit e një prej monedhave dixhitale më të dyshimta./Pamfleti

sistemi tims tregu i zi bitcoin

Lini një Përgjigje