TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Dhjetor 2023, 07:39

Ish-kryeministri mesazh ndërkombëtarëve para arrestit: Unë jam Sali Berisha, nuk mposhtem kurrë!

Shkruar nga Pamfleti
Ish-kryeministri mesazh ndërkombëtarëve para arrestit: Unë
Sali Berisha

Tre ditë para se GJKKO të vendosë për masën e sigurisë, Sali Berisha ka dërguar një mesazh për ndërkombëtarët dhe njerëzit e drejtësisë. 

"Tani duan dhe të burgosin Sali Berishën, por e vërteta është se për të bërë këtë nuk kanë asnjë provë, asnjë fakt dhe nuk do kenë kurrë. Me këtë akuzë faktojnë dhe provojnë dështimin e tyre total, të turpshëm dhe përfundimtar ndaj Sali Berishës.


Zotërinj, Sër, Madam, ekselancë.. dhe çfarëdo titulli apo funksioni që mbani e vërteta më autorizon t’u them të gjithë atyre që akuzuan pa asnjë provë, fakt apo dokument për korrupsion Sali Berishën, para se të përsërisni këtë gënjeshtër, këtë akuzë për Sali Berishën, kontrolloni xhepat tuaj.

Pikërisht se nuk kanë prova, ky arrestim mund të realizohej vetëm nga një zinxhir shkeljesh ligjore, aktesh antikushtetuese, nga të gjitha institucionet që dolën zbuluar se marrin urdhër politik. Unë jam Sali Berisha, me fuqinë e të vërtetës nuk mposhtem kurrë.

 

sali berisha

Lini një Përgjigje