
Sistemi elektronik për deklarimin e pasurive dhe konfliktit të interesit (EACIDS) u zvarrit disa vite, por këtë vit u tha se është gati. ILDKP mbajti të bllokuara për 2 vite deklarimet pasurore dhe këtë vit ka njoftuar se ka filluar publikimi, por vijon avazi i vjetër...
Politika vijon të manovrojë për të shpëtuar veten. Janë dhjetëra politikane me pasuri sheikësh, të cilët vijojnë t’ia hedhin paq falë dobësisë së institucioneve. ILDKP ka ulur numrin e padive, por edhe në ato raste kur ka bërë padi, prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë masë ndaj emrave që kanë fshehur pasuritë.
Për këtë arsye, në vitin 2018 u hodh ideja e ngritjes së një sistemi online, ku pasuritë të jenë transparente në kohë reale në faqen e ILDKP.
Sistemi elektronik për deklarimin e pasurive dhe konfliktit të interesit (EACIDS) u zvarrit disa vite, por këtë vit u tha se është gati. ILDKP mbajti të bllokuara për 2 vite deklarimet pasurore dhe këtë vit ka njoftuar se ka filluar publikimi, por vijon avazi i vjetër.
Dikur gazetarët duhet të bënin një kërkesë me shkrim për deklarimet pasurore që kërkonin dhe i merrnin në një CD. Risia aktuale është se kërkesa duhet të bëhet përmes e -Albani dhe deklarimet pasurore të vijnë me email dhe jo me CD. Pra nuk janë sërish online deklarimet e ministrave, deputetëve, presidentit, kryeministrit, etj. Sërish ka procedura burokratike.
Për ngritjen e sistemit janë hedhur miliona uro dhe janë investuar amerikanët me BE. Por sërish nuk ka transparencë te pronat e pushtetarëve.
“I krijuar me mbështetjen e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Aksioni kundër Krimit Ekonomik, dhe USAID-it, sistemi elektronik i deklarimit të pasurisë do të kontribuojë në monitorimin efektiv publik të pasurisë së zyrtarëve duke thjeshtuar procesin e deklarimit dhe duke i bërë deklarimet publike në kohë reale. Sistemi ka një rëndësi strategjike për forcimin e mekanizmave hetimor/kontrollues të ILDKPKI-së me ndikim të madh në luftën kundër korrupsionit në të gjitha kategoritë e zyrtarëve që kryejnë funksione publike. Duke vënë në funksion sistemin e ri elektronik dhe duke siguruar përdorimin e plotë të tij, Shqipëria po zbaton një nga rekomandimet kryesore të raporteve të GRECO-s në luftën kundër korrupsionit”, shprehej Këshilli i Europës një vit më parë kur u prezantua ky sistem.
Sipas tyre, deklarimet do të jenë publike në kohë reale, por kjo nuk po ndodh. Nëse shihet faqja e ILDKP, ka dy rubrika “Deklarimi onilne” që është për zyrtarët dhe “Kërkesë për deklaratë”, që është për qytetarët. Nuk ka publikime online, sërish duhet bërë kërkesë.
Duket sikur kemi një pazar mes politikës dhe ILDKP. Kuvendi nuk i kërkon asnjë llogari institucionit, qeveria po ashtu dhe të gjithë janë të lumtur. /Pamfleti
Lini një Përgjigje