
Ndërkohë që Kuvendi i hoqi imunitetin Sali Berishës duke i hapur rrugë SPAK për ta arrestuar atë, deputeti socialist, Erion Braçe ka sjellë në vëmendje kohën kur është arrestuar Fatos Nano, që siç thotë ai nuk mund të bëhet asnjë krahasim me atë që po ndodh sot.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Braçe shkruan se Fatos Nano qëndroi në burg dhe nuk u hetua apo gjykua në liri, madje as u mbrojt nga imuniteti i të qenit kreu i opozitës së asaj kohe. Ndryshe nga çafër po bën sot Berisha.
“Fatos Nano u arrestua e u dërgua menjëherë në burg, u mbajt në burg ditë me ditë nga 30 korriku i vitit 1993 deri në fundmarsin 1997! Ndërkohe, PS qëndroi larg parlamentit vetëm dy javët e shok-ut të arrestimit, deputet u kthyen në Kuvend dhe i bene të dyja-edhe luftën për drejtësi, edhe opozitën e fortë kundër një regjimi që mbështetej ne një ekonomi të rreme, grabitëse deri të lëkurës së fundit te shqiptarëve; Gjithçka mbështetur ne fakte, argumenti, ide, platforma, kurrë me dhunë, flakadanë e kapsolla, tymuese e zjarr”, shkruan ndër të tjera Braçe.
Fatos Nano-kthimi ne shtëpi, në liri! (Mars 1997-3 vite e 8 muaj pas arrestit ne burg e burgut vete). Fatos Nano nuk u hetua e as u gjykua në liri, nuk u mbrojt nga imuniteti e as të qenit kryetar i opozitës, as u vendos nën detyrimin të paraqitej para një OPGJ-je e as te qëndronte ne arrest shtëpie;
Fatos Nano u arrestua e u dërgua njëherë në burg, u mbajt në burg ditë me ditë nga 30 korriku i vitit 1993 deri në fundmarsin 1997!
Ndërkohë, PS qëndroi larg parlamentit vetëm dy javët e shok-ut te arrestimit, deputet u kthyen ne Kuvend dhe i bënë të dyja-edhe luftën për drejtësi, edhe opozitën e fortë kundër një regjimi qe mbështetej në një ekonomi të rreme, grabitëse deri te lëkurës së fundit të shqiptareve; Gjithçka mbështetur në fakte, argumenta, ide, platforma, kurrë me dhunë, flakadanë e kapsolla, tymuese e zjarr;
Ai mbetet grupi më i mirë i deputetëve dhe pararoja e reformimit e modernizimit të PS që vijonte të ideohej nga burgu; Ndërkohë ps kishte në sheshe, fusha, rrugë dhjetëra mijë njerëz në çdo thirrje; nuk munguan kurrë me sakrifice ekstreme secili; Me ta e prej tyre nuk humbi asnjë betejë politike, madje fitoi betejën kundër një kushtetute të padenje për një vend demokratik!
Fatos Nano ishte aty; Nuk mungoi, nuk u mund nga burgu, ju gjend të gjithëve në betejë, mundi burgosesit e tij; I mundi si njeri, i lire e qytetar! Tani; Këto tre postime, janë HISTORIA e këtij vendi, doemos edhe e Fatos Nanos;
Nuk janë të krahasueshme me kërkënd! Dëgjova sot gjithë ditën ta krahasonin burgun e Fatos Nanos; boll, jeni gabim, nuk krahasohet, ishin dy botë të ndryshme, njëra u mbyll padrejtësisht në burg! Fatos Nano nuk iku, qëndroi ne burg e në Mars jashtë tij; Qëndroi këtu, si shqiptarët që nuk ikën!", shkruan Braçe!
Lini një Përgjigje