TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 21:39

A do t’i bashkoheni protestës para Gjykatës së Lartë? Berisha ndërron mendje: Të shohim

Shkruar nga Pamfleti

A do t’i bashkoheni protestës para Gjykatës së Lartë?

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka ndërruar mendje si takon protestave kundër drejtësisë. Pas mbledhjes së Kryesisë ai foli para gazetarëve mbi vendimet e marra. Gazetarët e pyetën nëse ai vetë do të marrë pjesë te protesta e datës 27 dhjetor e planifikuar te Gjykata e Lartë, por ai u shpreh: “Të shohim”.

Berisha zbuloi se do të ristrukturohet sektori i organizimit. I pyetur nëse është diskutuar që në këtë riorganizim të thërritet edhe grupi i deputetëve të Gazment Bardhit, Berisha tha se edhe ata kanë rolin e tyre në PD.

Vendimet e kryesisë janë së pari një shumëfishim i të gjitha përpjekjeve për betejën pa kthim; o sot, o kurrë. Së dyti, kryesia vendos të thërrasë këshillin kombëtar ditën e shtunë. Pastaj u diskutua për disa çështje organizative në mënyrë që të ristrukturohet në një farë mënyre sektori i riorganizimit, duke mbetur z. Minarolli sekretar i organizimit për partinë, por duke krijuar edhe disa kordinatorë që do të merren me organizimin. U hodhën ide, dhe është e mundshme që të krijohet një grup koordinator qendror për Tiranën. Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit janë deputetë të PD dhe në çdo hap të saj, kanë rolin e tyre dhe do ta kenë rolin”, tha ai.

Lini një Përgjigje