TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 20:31

Shtrenjtohen tarifat për kopshtet dhe çerdhet në Tiranë, Tedi Blushi akuza Veliajt: Po vjedh qytetarët për të paguar inceneratorin

Shkruar nga Pamfleti

Shtrenjtohen tarifat për kopshtet dhe çerdhet në Tiranë,

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka denoncuar projektbuxhetin e vitit 2024 të Bashkisë Tiranë, ku sipas tij kryetari Erion Veliaj ka shtrenjtuar tarifën për kopshtet dhe për çerdhet.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Blushi shkruan se Veliaj ka vendosur të rrisë me me ????????% tarifën për kopshtet dhe me ????????% tarifën për çerdhet.

Sipas Blushit kjo është një e përpjekje e Bashkisë për të mbledhur para në mënyrë që të paguajë inceneratorin inekzistent të Tiranës.

Erion Veliaj po shtrenjton me 55% tarifën për kopshtet dhe me 77% tarifën për çerdhet! Në projektbuxhetin për vitin 2024, Bashkia e Tiranës parashikon të rritë sërish tarifën e ushqimit ditor për fëmijët në kopshte dhe çerdhe.

Nga 85 lekë/ditë që ishte tarifa për çerdhet në fillim të mandatit të Veliaj, çmimi që do të vendoset në vitin e ardhshëm është 150 lekë/ditë.

Nga 110 lekë/ditë që ishte tarifa për kopshtet në fillim të mandatit të Veliaj, çmimi që do të vendoset vitin e ardhshëm është 170 lekë/ditë.

Një tjetër kosto e shtuar për buxhetet familjare! Të mbushësh arkën e Bashkisë duke u rritur çmimin e ushqimit fëmijëve në kopshte e çerdhe, që me këto para të paguash edhe inceneratorin inekzistent të Tiranës, është kriminale”, tha ai.

tedi blushi tiranë Çerdhe

Lini një Përgjigje