TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 20:19

Pas heqjes se imunitetit, Berishës i 'firojnë' mbështetësit/ Luan Baçi: Nuk dalim mbi vendimet e gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

Pas heqjes se imunitetit, Berishës i 'firojnë'

Kuvendi vendosi t’i heqë imunitetin Berishës pas një seance mes kaosit. Parlamenti votoi autorizimin e SPAK për të arrestuar ish-kryeministrin Berisha, i cili ndodhet nën hetim për aferën e privatizimit të klubit “Partizani”. Pritet që Prokuroria t’i drejtohet GJKKO-së me kërkesën për “arrest me burg” ose “arrest shtëpie” për ish kryeministrin.

Deputeti i “Rithemelimit” tha se është e paligjshme, por ndërkaq u shpreh se nuk do të dalin mbi vendimet e Gjykatës.

“S’kemi dalë në asnjë moment të ndalojmë vendimet e Gjykatës. Që është ndalim i paligjshëm nuk diskutohet por nuk do dalim dhunshëm për t'u përballur me vendimet e gjykatës. Do ta pranojmë. Berisha nuk e respektoi vendimin e parë sepse u anashkalua parlamenti”, tha ai.

Baçi shtoi se kjo që po i ndodh Berishës është një sulm politik për shkak se duan ta largojnë nga skena politike pasi sipas tij mazhoranca e konsideron një rrezik.

"Duket që është sulm politik. Ka dy vjet që goditet. I kërkojnë të largohet nga skena politike.

Që kur u shpall non grata Berisha, opozita ka qenë në goditje nga mazhoranca. Nëse PD do kishte vulën, siglën, financat dhe emrin e kryetarit të koalicionit në krye të votimit më 14 maj do ishte një rezultat i kundërt me atë që pamë, PD do kishte rezultatin që pati PS. Prandaj, Rama nuk e do Berishën jashtë e sheh si rrezik.

Po marrim arrestimin dhe dënimin e Lefter Kokës. Dorëzon mandatin me porosinë dhe këshillat e Ramës me garancinë se nuk do dënohet. Vëllai i tij Nard Koka tha se ka pasur biseda mes tyre. Dorëzimi i mandatit të Lefter Kokës kishte këtë lidhje. Ahmetaj u hoq nga zv kryeministër iu dha mesazhi. Ahmetaj mundohej të mos bisedonte me në PD. Ai ishte në rresht të fundit sepse të gjithë kolegët e tij i kishin bërë bojkot se kishin frikë që e kapin kamerat dhe i sheh Rama.

I koordinuan veprimet e lanë të lirë vonuan të gjitha vendimmarrjet në parlament dhe pasi u largua Ahmetaj atëherë nxorën urdhër arrestin dhe e shpallën në kërkim. Si mund të mos them se SPAK nuk është në ndikim të Ramës.

Vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe e kontestoj fort por s’kemi çfarë ti bëjmë. Aksioni opozitar do vazhdojë. Do të ketë një reagim qytetar dhe i demokratëve për këtë padrejtësi nga frika sepse Berishën nuk e do jashtë", tha Baçi për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje