TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 20:19

Heqja e imunitetit, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të shtunën; ridimensionon degët dhe tenton të “joshë” Bardhin

Shkruar nga Pamfleti
Heqja e imunitetit, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të
Kryesia e mbledhur nga Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është vënë në lëvizje për të dalë me një plan mbi atë që mund të ndodhë javën që vjen. Kuvendi i hoqi sot imunitetin dhe javën që vjen ai mund të vihet në arrest shtëpie. Për këta arsye Berisha është vënë sot në lëvizje.

Ai mblodhi Kryesinë për të detajuar planin e reagimit, ndërkohë që në këtë mbledhje është vendosur të thirret Këshilli Kombëtar. Ai do të mblidhet të shtunën në orën 12.00

Mësohet se në Kryesi është vendosur që të krijohen 4 rajone të cilat do të drejtohen nga 4 koordinatorë. Me pak fjalë, Berisha do të nxjerrë 4 të besuar që të mbledhin mbështetës, por dhe të drejtojnë degët nëse ai shkon në arrest. Mësohet se do të tentohet të joshet dhe Bardhi, pasi pritet t’i ofrohet një post në këto rajone. Po ashtu do u bëhet ftesë dhe deputetëve të tjerë që të bëhen pjesë e riorganizimit.

 

Lini një Përgjigje