TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 16:48

Berisha skenar për të ashpërsuar reagimin, mbledh Kryesinë për të shqyrtuar opsionet para arrestimit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha skenar për të ashpërsuar reagimin, mbledh Kryesinë

Ish-kryeministri Berisha ka vendosur të ashpërsojë reagimin pas vendimit të Kuvendit për t’i hequr imunitetin. Me shumë mundësi në fillim të javës që vjen ndaj tij do të kemi një masë arresti dhe ish-kryeministri ka vendosur të marrë masa.

Ai ka thirrur pasdite Kryesinë e Rithemelimit, për të shqyrtuar opsionet e reagimit. Duhet theksuar se në fillim të kësaj jave ishte Kryesia që vendoi nisjen e protestave dhe sinjalet janë se tani mund të merret një vendim për reagim më të ashpër. Megjithatë duhet të shihen rezultatet. Vetë Berisha ka paralajmëruar protesta edhe para SPAK-ut.

Berisha akuzohet si i përfshirë në aferën me privatizimin e ish-klubit “Partizani”, ndaj tij u vendos masë sigurie “detyrim paraqitje”, por ai nuk e zbatoi. Atëherë SPAK kërkoi në Kuvend autorizim për një masë arresti ndaj tij. Sot Kuvendi në një seancë shumë të shkurtër e votoi kërkesën dhe tani Berisha do të duhet të përballet me drejtësinë.

Lini një Përgjigje