TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 15:17

Pasi i rregulloi punët në vend, Rama lutet për paqe në botë: Shpresoj të marrë fund konflikti Izrael-Hamas

Shkruar nga Pamfleti

Pasi i rregulloi punët në vend, Rama lutet për paqe në

Kryeministri Edi Rama, pasi rregulloi punët në vend, duket se tani po mendon për situatën gjeopolitike. Shqipëria po lulëzon dhe tani kryeministri ka vendosur të shohë mundësitë për të zgjidhur konfliktet në Lindjen e Mesme.

Në kuadër të festave të fundvitit, Rama shtroi një darkë me ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe fokusi i tij ishte te konflikti mes Hamasit dhe Izraelit. Ai u lut që të ketë paqe në Rripin e Gazës.

Megjithatë, nuk është fort e vështirë të konstatosh se kaq shumë dhunë dhe shkatërrim nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë si për Izraelin, ashtu edhe për Palestinën. Uroj që Viti i Ri të ngrejë peshë shpirtin e paqes e të pajtimit dhe të dëbojë fantazmat e errëta të shkatërrimit dhe luftës nga Toka e Shenjtë, ku njerëzit e të gjitha besimeve meritojnë të jetojnë në harmoni si bij të të njëjtit Zot”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje