TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 13:49

Berisha drejt arrestimit, korrieri dorëzon në SPAK autorizimin e Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha drejt arrestimit, korrieri dorëzon në SPAK autorizimin e

Kuvendi i dërgoi SPAK-ut vendimin për autorizimin e arrestimit të Sali Berishës. Postieri i nisur nga Parlamenti ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme me vendimin për autorizimin e arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Me xhup, xhinsa, syze dielli dhe çantë shpine, postieri ka hipur mbi një skuter, për efekt kohe, me qëllim evitimin e trafikut të dendur kryeqytetas, në mënyrë që të arrijë më shpejt në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Berisha drejt arrestimit, korrieri dorëzon në SPAK autorizimin e

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot me 75 vota heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha duke i hapur rrugë arrestimit të ish kryeministrit pas kërkesës së SPAK.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Kuvendit, që i hoqi imunitetin e deputetit, duke iu përgjigjur kërkesës së SPAK, që kërkon arrestimin e tij.

Ai tha se votimi i Kuvendit për heqjen e imunitetit të tij, do të mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë kundër qeverisë.

Berisha drejt arrestimit, korrieri dorëzon në SPAK autorizimin e

spak sali berisha

Lini një Përgjigje