TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 12:38

Berisha në prag të arrestimit, Kuvendi i dorëzon SPAK vendimin për heqjen e imunitetit

Shkruar nga Pamfleti
Berisha në prag të arrestimit, Kuvendi i dorëzon SPAK vendimin
Sali Berisha

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht Prokurorinë e Posaçme për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Kuvendi i hoqi 'mburojën' Sali Berishës, teksa votoi pro autorizimit të Prokurorisë së Posaçme për të vijuar procedurat për arrestimin/heqje lirie të tij. Berisha po hetohet për akuzën e korrupsionit në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Ish-kryeministri ishte i pranishëm në seancë kur u votua por nuk mori fjalën ndërsa jashtë e quajti antikushtetues.

75 votat e socialistëve i hapën rrugë SPAK t'i drejtohet GJKKO-së për ashpërsimin e masës së sigurisë për Berishën i cili refuzoi disa herë të zbatonte vendimin e GJKKO-së për tu paraqitur para oficeres gjyqësore.

Mësohet se asnjë nga deputetët e Partisë Demokratike nuk ishin të pranishëm në seancë. As kryetari Lulzim Basha dhe as Enkelejd Alibeaj i cili përgatiti dhe raportin e Këshillit të Mandateve dorëzuar në kuvend ku deklaronte qëndrimin pro arrestimit të Sali Berishës.

Ndërkohë Argita Malltezi, e bija e ish kryeministrit Sali Berisha dhe një grup të vogël militantësh ishin mbledhur jashtë Kuvendit e protestonin

Në votim ishte dhe Kryeministri Edi Rama.

Seanca në Kuvend zgjati jo më shumë se 8  minuta pasi deputetët e Rithemelimit tentuan të përsërisnin skenarin e kaosit me karrige pirg dhe tymuese. Por kaosi siç ishte lajmëruar nuk mund të ndalte votimin.

10 deputetët që kishin në fuqi vendimin e përjashtimit nga Sekretariati i Etikës u ndaluan të hyjnë.

Berisha në prag të arrestimit, Kuvendi i dorëzon SPAK vendimin

sali berisha spak

Lini një Përgjigje