TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 11:31

Parlamenti miratoi kërkesën e SPAK për arrest, dalin emrat e deputetëve që bashkuan kartonët me PS kundër Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Parlamenti miratoi kërkesën e SPAK për arrest, dalin emrat e

Kuvendi vendosi t’i heqë imunitetin Berishës pas një seance mes kaosit. Nga salla dolën 75 vota pro.

PS vetë ka 73 vota, ndërkohë dy votat e tjera ishin të deputetëve të PSD-së së Tom Doshit.

Dy deputetët e PSD Gertjan Deda dhe Gledis Çeliku bashkuan votat me socialistët për t’i hequr imunitetin Berishës.

Ish kryeministri Sali Berisha do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit. Në më pak se 8 minuta, pa asnjë surprizë, me 75 votat e mazhorancës, Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit, duke i hapur rrugë arrestimit të tij me akuzën për korrupsion pasiv.

Ashtu siç e parashikonte rregullorja, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i dha fjalën Sali Berishës, por ky i fundit refuzoi. Ai kërkoi që të hiqej garda e Republikës nga Foltorja, mirëpo një kërkesë e tillë nuk u mor parasysh, e për pasojë ish-kryeministri zgjodhi të heshtë.

As protesta jashtë parlamentit dhe as kaosi në seancën plenare, skenar i parë edhe në të kaluarën nga opozita, me karrige pirg në Foltore dhe flakadanë blu, nuk e ndalën mazhorancën që me fuqinë e kartonit, t’i hiqnin imunitetin kryetarit të opozitës. Ajo që u vu re ishte mungesa e Lulzim Bashës dhe deputetëve, mbështetës të tij.

Lini një Përgjigje