Pas mbylljes së protestës së opozitës, Ish-kryeministri Sali Berisha pasi foli nga selia blu. Ai tha se ndonëse pa imuniteti, ndihet më i fortë se kurrë.
“Jam më i fortë se kurrë! Ja (brohorasin mbështetësit). Jam më i vendosur se kurrë në mbrojtje të të drejtës së kauzës së opozitarëve. Se forcë në botë që të mposhtë idealet e demokracisë nuk mund të ketë.”, tha ai.
Parlamenti i dha sot autorizim SPAK për arrestimin e deputetit Sali Berisha me 75 vota pro.
Ky vendim u dha mes përplasjeve fizike të deputetëve demokratë me Gardën dhe flakadanëve ngjyrë blu.
Berisha ndërsa ndodhej në sallë, nuk pranoi të merrte fjalën, ndërsa e priti me buzëqeshje vendimin, i rrethuar nga disa prej mbështetësve të tij.
Në një prononcim për mediat, ai e konsideron një vendim antikushtetues miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
Lini një Përgjigje