TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 10:19

Kuvendi i hoqi imunitetin, Berisha: Akt antikushtetues, vendimi ndaj meje do të dështojë

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi i hoqi imunitetin, Berisha: Akt antikushtetues, vendimi ndaj meje do

Kuvendi ka miratuar ditën e sotme me 75 vota pro heqjen e imunitetit për Sali Berishën...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Kuvendit, që i hoqi imunitetin e deputetit, duke iu përgjigjur kërkesës së SPAK, që kërkon arrestimin e tij.

Berisha tha se vendimi i marrë për të do të dështojë.  Ai tha se votimi i Kuvendit për heqjen e imunitetit të tij, do të mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë kundër qeverisë.

Sot narko-parlamenti në një akt antikushtetues votoi në kundërshtim me procedurë kushtetuese dhe ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Në një mënyrë apo tjetër, Parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi me datën 9 shtator, 2 vite më parë por nëse dështoi me 9 shtator, iu garantoj se sot do jetë më i dështuar se kurrë. Se ky vendim jo që nuk do mund të realizojë qëllimin për shkatërrimin e opozitës por do ta na mobilizojë në shkallën më të lartë dhe nën moton “o sot o kurrë” do i japë përgjigjien këtij regjimi. Parlamenti nga klandestiniteti përfundoi në parlamentin e “vrimës së miut”. Edi Rama u fut sot nga tunelet e hapura që lidhin parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit. Beteja vijon më e fuqishme se kurrë më parë", tha Berisha.

 

berisha imunitet kuvend

Lini një Përgjigje