Mes tensioneve në Kuvendi, por edhe jashtë sallës, kryeministri Edi Rama ka shkuar në sallën e seancave.
Rama për t’iu shmangur çdo përplasje me protestuesit që janë stacionuar në oborrin e Kuvendit, ka zgjedhur që të kalojë nga hyrja e Akademisë së Shkencave, atje ku hyn dhe kryeparlamentarja Nikolla.
Sot votohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës dhe deputetët e Rithemelimit që në minutat e para nisën aksionin e kaosit dhe të përplasjes me gardistët.
Këta të fundit janë bërë gardh për të mos lejuar që të afrohen tek foltorja të cilën në seancat e kaluara e bllokonin me karrige pirg.
Vetëm 10 deputetët që kanë në fuqi vendimin e përjashtimit janë ndaluar të hyjnë.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe një pjesë e socialistëve hynë brenda dy orë para seancës.
Lini një Përgjigje