TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 09:36

Berisha në prag të arrestimit, e bija Argita i bashkohet protestës jashtë Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
Berisha në prag të arrestimit, e bija Argita i bashkohet
Sali Berisha, Liri Berisha dhe Argita

Ish Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend, në ditën kur Parlamenti pritet të votojë për heqjen e imunitetit të tij, pas miratimit që mori në Këshillin e Mandateve ditën e hënë.

Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar protestë që, sipas demokratëve, është vazhdim i mosbindjes civile në Parlament.

Policia e kryeqytetit ka marrë masa për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë protestës së demokratëve. Që në orët e para të mëngjesit makina dhe forca të shtuara të Policisë janë vendosur në hyrje ndërtesës së Parlamentit.

Ndërkohë, në protestën që po zhvillohet jashtë Kuvendit, i është bashkuar vajza e ish-kryeministrit, Argita Berisha.  

Një ditë më parë Gjykata kushtetuese rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për interpretimin e nenit kushtetues për heqjen e imunitetit, duke i hapur kështu rrugën Kuvendit për heqjen e mandatit.

Më pas do të jetë Prokuroria e Posaçme ajo që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Sali Berishën.

 

sali berisha argita

Lini një Përgjigje