
Teksa pritet që Kuvendi të votojë për heqjen e imunitetit të ish kryeministrit Sali Berisha, në hyrje të godinës ka përplasje të deputetëve të opozitës dhe Gardës së Republikës.
Disa deputetë, të cilët janë të përjashtuar tentojnë që të hyjnë me forcë në sallë dhe janë konfliktuar me gardistët.
Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani përdorën forcën, por janë ndaluar nga gardistët.
Deputetët e përjashtuar janë: Edmond Spaho, Kastriot Piroli, Sajmir Korreshi, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Ervin Salianji, Lefter Gështenja, Isuf Çela, Xhelal Mziu dhe Luan Baçi.
Lini një Përgjigje